Sindikatat, Kalaja: Të riformatohet Këshilli Kombëtar i Punës
TIRANE-Kreu i Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja i kërkon qeverisë së re të riformatojë Këshillin Kombëtar të Punës të cilit i ka mbaruar mandati dy muaj më parë. Sipas Gëzim Kalasë, ky Këshill është shtylla e demokracisë për sindikatat pasi aty trajtohen problemet e punëtorëve dhe qytetarëve, ndërsa ka pohuar se qeveria e re duhet të marrë mendimet e bashkimit të sindikatave për riformatimin dhe anëtarësinë.
“Duke i uruar detyrën e re z Veliaj si Ministër i Cështjeve Sociale dhe Rinisë, do të gjykoja që në prioritetet e punës së tij, në konkaktet me ekzekutivin të ishte reformatimi i Këshillit Kombëtar të Punës, për të cilin Sindikata do vazhdojë ta kërkojë në mënyrë konstante dhe konseguente dhe sepse ajo aty është e vetmja tavolinë zyrtare dhe institucion ku ne shprehim të gjitha problemet sociale të punonjësve të Shqipërisë. Sa më shumë të kalojë kjo kohë, është një dëm që do i bëhet jo Sindikatës por punëtorëve të Shqipërisë”.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave deklaron se ende nuk ka informacion zyrtar se ka nisur puna për këtë Këshill ndaj dhe apelon që të merren masa sa më shpejt. Ndërsa ka paralajmëruar se më 12 tetor do të mblidhet edhe Asambleja Kombëtare për të vendosur për marrëdhëniet me qeverinë e re.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Sindikatat, Kalaja: Të riformatohet Këshilli Kombëtar i Punës