Naço, mbron privatizimin e “Albpetrol-it"

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të panairit "Ndërtime 2012" në pallatin e Kongreseve në Tiranë, ministri Naço deklaroi se, qëndrimi i opozitës kundër privatizimit të kësaj kompanie, nuk përputhet me veprimtarinë e procesit të privatizimit të "Albpetrol" të nisur që në 2004 nga qeveria socialiste.
“Kjo do të bëhet në një fazë tjetër. Aktualisht kemi aktin e kontrollit që është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Unë personalisht kam ushtruar kontroll nëpërmjet auditit të brendshëm për borxhet dhe detyrimet që ka kompania. Sigurisht kemi marrë dhe një kompani konsulente që është kompania Paton Boks me një kompani tjetër, të cilat edhe ato po bëjnë verifikimet përkatëse të të gjitha llogarive dhe bashkë me kontratën përfundimtare do tu themi të gjithë shqiptarëve që kjo është kontrata dhe shitja që do i bëjmë Albpetrolit me një transparencë të plotë dhe për ata që nuk duan edhe për ata që nuk i lënë të duan”, deklaroi Naco.
Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës parlamentare të 21 marsit pas 6 orë debatesh kaloi pa votat e opozitës projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, "Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)" mes tyre dhe ndryshimet ligjore që parashikojnë privatizimin e kompanisë së naftës "Albpetrol". /Start/
2012-03-23 15:00