Të hiqet dogana ndaj produkteve të Kosovës

Kërkesa u mbështet sot nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i cili mbështeti kërkesën e biznesit kosovar në këtë drejtim, duke nënvizuar se Ministria e Financave dhe Doganat duhet të heqin barrierat fiskale për prodhimet e Kosovës.
"Ne pretendojmë të arrijmë unifikimin fiskal mes dy vendeve, ndërsa po hasim pengesa për qarkullimin e mallrave. Nëse me Serbinë çmimi i referencës së patates është 0, 08 cent, me Malin e Zi, 0.10 cent, apo me Maqedoninë 0.14 cent, me Shqipërinë ky produkt eksportohet me çmim reference 0.24 cent. Ky është një problem shqetësues dhe që kërkon zgjidhje të shpejtë", tha Jaka.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Behxhet Nuri theksoi dëshirën e biznesit kosovar për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve. "Ne duam të thellojmë bashkëpunimin ekonomik, që deri tani ka mbetur pas, ndaj duhet të largojmë barrierat që nuk na ndihmojnë.
Duhet të eliminohen barrierat fiskale për mallrat kosovare, ndërsa barriera ndaj patates nuk i bën nder as Shqipërisë, as Kosovës", tha ai. Prodhimi i patates në Kosovë përbën një ndër prodhimet më kryesorë, pasi një numër shumë i madh fermerësh janë subvencionuar nga fonde holandeze. Sot ky prodhim e rendit Kosovën si ndër prodhuesit e mëdhenj në rajon, e ku janë kryer investime të mëdha. /Start/
2012-03-23 15:08