Nacionalizmi, Rama: Shqipëria e refuzon. Ne bashkë me Kosovën në BE
PRISHTINE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot në Prishtinë, programin “Për një rilindje shqiptare”.
Gjatë një konference me temë ‘Shqipëria, Kosova dhe Rajoni pas 23 Qershorit”, Edi Rama nënvizoi se nëse fiton zgjedhjet do të nisë një fushatë të re bashkëpunimi në rajon, që do bëjë të mundur që Shqipëria e Kosova, së bashku me vendet e tjera të rajonit të integrohen në BE. Kosova tha ai, do të jetë partneri i ri strategjik i Shqipërisë në rajon.
“Unë hy tek ata persona që besoj tek politika, që ajo mund ta ndryshojë jetën e njerëzve për mirë. Pa politikën nuk do kishte SHBA e BE. S’do ishim sot këtu në rrugën e finalizimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, që sado të mbahet peng nga pala serbe, do të cojë domosdoshmërisht drejt shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Dua t’ju them sot se pas 23 qershorit ne do përcaktojmë si pjesë të pandashme rrugën tonë drejt BE”, tha Rama.
Kreu i PS-së deklaroi se Shqipëria Europiane ku ai synon të cojë vendin kundërshton nacionalizimin e vjetër, i cili, sic vijoi Rama con tek destabiliteti në rajon. Sipas Ramës, në esencë bashkimi i Shqipërisë e Kosovës ka ndodhur, po ta shohësh në kontekstin e Europës.
“Shqipëria nuk mund të predikojë fantazmën e vjetër të nacionalizimit. Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon. Pikërisht se pati politikë të jashtme në harmoni me BE dhe SHBA gjithnjë në mbrojte të Kosovës, por kurrë e nxituar në sulm ndaj Serbisë, cështja nuk u pa si nacionaliste, si e tillë s’do ishte zgjidhur kurrë dhe s’do kishte marrë mbështetjen e duhur. Ne refuzojmë sot retorikën e vjetër nacionaliste që ka përfshirë qeverinë shqiptare, që tenton të mbulojë dështimet e brendshme duke u shfaqur si kërcënim i stabilitetit në rajon. Sot Shqipëria e Kosova po ti shohësh me sytë e së ardhmes do të thotë të shohësh që në esencë bashkimi ka ndodhur. Bashkimi në Europë do të thotë që sot të kemi sytë për të parë ndryshe të gjitha fushat e jetës sonë të përbashkët, në besojmë tek Shqipëria europiane”, tha Rama më tej.
Procesi i Integrimit të Shqipërisë, sic shtoi më tej kreu i të majtës, nuk duhet parë si i ndarë. Pas 23 qershorit tha ai, kjo është një kauzë e përbashkët.
“Ne duam të integrohemi, duam të mbështesim Kosovën gjithashtu në këtë rrugë, për liberalizimin e vizave dhe për 5 njohjet e mbetura pezull. Kosovarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë cmimin e azilkërkuesve serbë e maqedonas, nuk meritojnë të qendrojnë të izoluar nga bota, Evropa nuk duhet t’ua pengojë këtë të drejtë që e gëzonin gjeneratat e vjetra. Dyert që ia hapi Serbisë nuk duhet t’ja mbyllë Kosovës”, tha ai më tej.
Shqipëria Europiane vijoi Rama, “Nuk është slogan as proces burokratik. Shqipëria Europiane është projekt politik, gjenerator i një bashkëpunimi të frytshëm rajonal”.
Pas 23 qershorit Rama premtoi një status të ri për Kosovën, duke nisur nga nënshkrimi i një traktati bashkëpunimi e mirëkuptimi e duke shkuar tek bashkimi doganor.
“Kosova do fitojë status të ri, do jetë parter strategjik në politikën e jashtme rajonale të Shqipërisë. Ne do punojmë që në ditën e parë të qeverisjes për të nënshkruar traktatin e bashkëpunimit, fqinjësisë dhe mirëkuptimit me Kosovën. Do vendosim për sistemin e unifikuar arsimor. Duhet të bëjmë bashkimin doganor me Kosovën. Duke bashkuar doganat ne do të rrisim hapësirën e lirisë për biznesin në të dyja anët e kufirit. Nuk duhet të ketë konkurencë të garnatuar dhe të pagarantuar, por një konkurencë të biznesit në të gjithë hapësirën, kufiri ku do kalojnë mallrat dhe prodhimet do jetë i papërfillshëm, për këtë s’na pengon askush, përvec instrumentave të vjetra”, shtoi Rama.
Kryesocialisti nënvizoi më tej se, në Kosovë ka paragjykim për Partinë Socialiste, nisur nga e shkuara, por sipas tij nuk është normale që kundërshtari i tij Berisha të ngatërrohet me Skënderbeun.
Duke e akuzuar, Rama tha se, “Berisha e PD i ka cilësuar luftëtarët e UÇK si kontrabandistë”.
Lidhur me rrugën e kombit, kryesocialisti shtoi se ajo është iniciuar në kohën e një qeverisjeje të majtë. “Rrugën e kombit e inicioi qeveria e Majkos e rimori Berisha, mirë bëri që e rimori por e mbuloi me korrupsion”, tha ai më tej.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera A do ta fitojë Edi Rama, pas Shqipërisë, edhe Kosovën? Vetëvendosje refuzon ftesën e Ramës për takimin në Prishtinë