Nacionalizmi grek, një film komedi në Zvicër
19/08/2009 Është një komedi nacionaliste, por që në fakt veç humorit të shtyn edhe të mendosh. “Inteligjent, i ngrohtë dhe me shumë humor”, - kështu e kanë cilësuar filmin e Filippos Tsitos, “Akadimia Platonos” kritika dhe media, të shfaqur këto ditë gushti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Locarno të Zvicrës. Filmi është një gojëdhënë e vogël për krenarinë nacionaliste të një burri grek, i cili zbulon se në të vërtetë mund të jetë shqiptar, një situatë e cila shkakton shqetësim për familjen dhe miqtë e tij.
Me një kast aktorësh me aftësi të kënaqshme, filmi i drejtohet të gjithë botës për një problem konsiderueshëm të mprehtë, “me humor të mençur dhe emocione delikate”. Madje, ata që e kanë parë realizimin duket se janë të bindur që filmi do të mirëpritet në festivale dhe mund të bëjë “zhurmë” e shkaktojë “turbullira” në rrethin artistik.
Antonis Kafetsopoulos luan Stavros, burrin 50-vjeçar që vrapon gjithmonë drejt një dyqani duhani në një shesh të vogël dhe i shpenzon ditët e tij në përtaci bashkë me tre miqtë e tij, të cilët ashtu si ai tymosin duhan. Gruaja e ka lënë Stavros, por ai kujdeset për nënën e tij të ve, e cila ka pasur një goditje nga e cila ka pësuar edhe humbje të kujtesës.
Injorantë dhe dembelë, Stavros dhe miqtë e tij mburren me trashëgiminë e Platonit dhe Sokratit, por shpenzojnë kohën e tyre ulur, duke pirë dhe duke shfryrë me lojërat rastësore të futbollit. Ata shikojnë poshtë punëtorët e zellshëm emigrantë kinezë dhe fqinjët nga Shqipëria, duke i tallur me të folurën e tyre të zvarritur: “shqiptarë… ju kurrë nuk do të jeni grekë”.
Njëri prej tyre ka siguruar një qen stani anglez të quajtur Patriot për të cilin pronari i tij pretendon se njeh vetëm shqiptarët. Stavros e kundërshton atë dhe vë bast se qeni nuk do t’i lehë asnjërit prej katër grekëve dhe kur ai i afrohet, qeni leh.
Por kjo ndodh sepse afrohet një burrë tjetër, një punëtor ndërtimi shqiptar me emrin Marenglen (Anastas Kozdine), megjithatë kafsha nuk është i vetmi që i përgjigjet atij. Nëna e Stavros (Titika Saringouli) duket se e njeh burrin dhe ajo i flet atij… në gjuhën shqipe.
Regjisori dhe skenaristi Tsitos rrëfen butësisht duke vizatuar të çuditshmin në rrethin e Stavros duke “sjellë” gjëra të vogla, duke rrëfyer momente në një komedi dinake. Dilema greke është nxjerrë në dritë nga prekje të zgjuara të situatave dhe emocioneve, ku është përfshirë edhe ndeshja e futbollit mes ekipeve kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë dhe vendimi i qeverisë lokale për të ngritur një monument për “solidaritetin ndërkulturor” në sheshin e duhanpirësve. Në film ka gjithashtu edhe një linjë të zgjuar për një temë rreth grupeve të rock-ut perëndimor që grekët dhe shqiptarët kanë mundur të dëgjojnë gjatë viteve, muzikë e cila del të jetë e ngjashme ashtu si edhe në pjesën më të madhe të vendeve të tjera të botës.
Në shitje nga Qendra Greke e Filmit, filmi është një prodhim i kompanive “Pan Entertainment” dhe “Twenty-Twenty Vision”, me regjisor dhe skenarist Filippos Tsitos e bashkëskenarist Alexis Kardaras. Me producentë Constantinos Moriatis e Thanassis Karathanos, drejtor i fotografisë është Polidefkis Kirlidis, muzika është realizuar nga Enstro, etj. Filmi zgjat 103 minuta. Në role interpretojnë: Antonis Kafetzopoulos, Anasta Kozdine, Titika Saringouli, Giorgos Souxes, Konstantin Koronaios, Panayiotis Stamatakis, Maria Zorba.
B. Goce