Fëmijët rom dhe egjiptianë, lypës në çdo cep rruge
19/08/2009 Shtëpia e foshnjave "Lulet e vogla" merr iniciativën për t’i larguar nga rruga
Korçë-Çdo mëngjes dhe gjithë ditën në qytetin e Korçës mjaft fëmijë rom dhe egjiptianë i gjen lypës në çdo cep rruge, por jo vetëm aq. Ata janë të pranishëm buzë trotuareve, kërkues të mërzitshëm nëpër lokale, të përhershëm pranë tregjeve dhe agjencive të autobusëve, kudo e në çdo vend, rreth e rrotull qendrës së këtij qyteti. Mjaft prej tyre qëndrojnë të ulur ose të shtrirë duke u përpjekur të hiqen si të sëmurë apo të paralizuar. Nuk mungojnë as rastet kur vajza adoleshente mbajnë në krahët e tyre edhe një fëmijë të vogël (bebe) me synimin që lypja të ndikojë në shpirtrat e njerëzve dhe fitimi në të holla të jetë më i favorshëm. Gjithsesi kjo është vetëm njëra anë e problemit që në pamje të parë duket sikur këta fëmijë përpiqen të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre, por e vërteta qëndron krejt ndryshe. Kjo kategori fëmijësh detyrohet për lypje nga vetë prindërit e tyre. Për rrjedhojë këta fëmijë privohen krejtësisht nga e drejta e arsimimit dhe edukimit, çka do të thotë se nesër ata mund të jenë një kontingjent i mundshëm i krimit, pasi fëmijë të tillë në çdo rast mbeten të rrezikuar nga përdorimi i njerëzve me precedentë penalë. Ndërsa kjo situatë është e dukshme për të gjithë, nga ana e institucioneve shtetërore apo nga shoqatat ose nuk është bërë asgjë, ose është bërë shumë pak.
Institucionet heshtin
Në të vërtetë kjo situatë ka ardhur si pasojë e heshtjes së institucioneve. Megjithatë, ndërsa po konstatohej se gjendja po agravohej gjithnjë e më tepër, pasi numri i lypësve, duke marrë shembull nga njeri-tjetri, kishte filluar të rritej, shtëpia e foshnjave, “Lulet e vogla” në Korçë dhe konkretisht drejtorja e këtij institucioni, Mirela Ciko ka dalë me një iniciativë të saj për të gjetur rrugët e mundshme se si këta fëmijë mund të largohen nga rruga. Megjithatë, duhet theksuar fakti se largimi i tyre nga lypja nuk është kaq i lehtë sa ç’ mund të mendohet, pasi fenomeni në fjalë është mjaft kompleks. Vështirësia në realizimin e kësaj iniciative është pohuar edhe nga vetë drejtorja Mirela Ciko. Në këto kushte duket se bashkëveprimi ndërmjet institucioneve është i domosdoshëm. Fëmijët që dalin në rrugë për lypje vijnë nga familje që nuk kanë të ardhura ekonomike, pasi ata ose kanë prindërit të divorcuar, ose janë të mohuar nga nënat e tyre, siç ndodh në rastet e martesave nën moshën e lejuar me ligj, ose vijnë nga familje me shumë fëmijë, ose prindërit e tyre janë të alkoolizuar apo vuajnë nga probleme të tjera shëndetësore. Ndërkohë fenomeni gjen bazë dhe te mungesa e arsimit që kanë vetë prindërit e këtyre fëmijëve. Janë vetë prindërit që detyrojnë fëmijët e tyre, sepse askush nuk ka frikë nga ligji, pasi ai nuk vihet në zbatim.
Nënë e fëmijë lypin bashkë
Sipas drejtoreshës së shtëpisë së foshnjave “Lulet e vogla”, Mirela Ciko, iniciativa e ndërmarrë prej saj ka nisur të funksionojë në bashkëpunim edhe me shoqatat e ndryshme që operojnë në qytetin e Korçës, por deri tani edhe pse ka pasur përmirësime, nuk mund të thuhet se është arritur ajo që pritej. Ndërkaq duhet theksuar se kjo iniciativë nuk është pjesë e punës e Shtëpisë së Foshnjave, edhe pse iniciativa ka dalë nga ky institucion. “Ndërkohë është kërkuar edhe ndihma e institucioneve të tjera, por pavarësisht nga përpjekjet tona”, tha Ciko prindërit e fëmijëve nuk kanë pranuar që ata t’i largohen lypjes. Ndërkaq Ciko solli edhe një rast tjetër ku një nëne rome me 5 fëmijë, edhe pse iu ofrua kërkesa që fëmijët e saj të rriteshin te shtëpia e foshnjave ajo e refuzoi këtë ndihmë. Sipas Cikos, kjo nuk është një nënë e vetme që nxjerr fëmijët e saj për lypje, pasi nëna të tjera rome apo egjiptiane me shumë fëmijë bëjnë të njëjtën gjë. Duke u nisur nga vështirësitë e hasura deri më tani, Ciko mendon se kjo iniciativë duhet të gjejë edhe mbështetjen e institucioneve dhe organeve të tjera kompetente, me qëllim që problemi në fjalë të hyjë realisht në rrugën e zgjidhjes.