Nis inspektimi i kushteve në shkolla
19/08/2009 Specialistët e higjienës po kontrollojnë godinat e arsimit parauniversitar për problemet
Problematike situata rezulton të jetë në zonat periferike ku problemet janë më të shumta
Rezultatet që do të nxirren nga inspektimi i kushteve hijeno-sanitare dhe atyre infrastrukturore në godinat e shkollave të arsimit parauniversitar do të përcaktojnë se cila prej shkollave do të çelin vitin mësimor në afatin e përcaktuar. Aktualisht grupe të caktuara inspektorësh jo vetëm të Drejtorisë së Higjienës në kryeqytet, por edhe të njësive vendore po monitorojnë shkollat përkatëse të arsimit të detyruar dhe atij të mesëm për të konfirmuar nëse do të ofrohen kushtet për pritjen e nxënësve gjatë muajit shtator. Specialistët e Drejtorisë së Higjienës kanë pohuar se kontrollet do të jenë të vazhdueshme veçanërisht në ato godina, ku në mbyllje të vitit shkollor janë lënë procesverbale paralajmëruese për mbyllje duke qenë se paraqisnin rrezikshmëri për shëndetin e nxënësve. Megjithatë, gjatë dy javëve të para të muajit shtator pritet që të publikohet edhe raporti i plotë i inspektimit, në të cilat do të përcaktohen shkollat që do të çelen në afatin e caktuar si dhe ato që nuk plotësojnë kushtet e duhura për çeljen e vitit mësimor. Sipas të dhënave të publikuara nga dikasteret përgjegjëse, theksohet se në kryeqytet zhvillohet mësim në rreth 15 gjimnaze si dhe 57 shkolla të arsimit të detyruar. Këto të shpërndara në gjithë kryeqytetin sipas një plani të caktuar, ndërkohë që këtë vit shkollor që vjen numri i nxënësve që pritet të ulen në banka të shkojë në rreth 84370 nxënës.
Kontrollet
Pavarësisht ndërhyrjeve të shumta që pohohet të jenë bërë, shumë prej shkollave në zonat periferike të kryeqytetit rezultojnë të mos plotësojnë kushtet e duhura për pritjen e nxënësve. Madje për një pjesë të tyre janë lënë procesverbalet që në mbylljen e vitit të shkuar, për rishikimin e menjëhershëm të kushteve higjieno-sanitare, të cilat mund të bëhen rrezik i shpërthimeve epidemike të moshat e vogla. Kështu përveç mungesës së bazës didaktike, këto godina paraqesin probleme të mungesës së ambienteve fizike, të nivelit të lartë të ndotjes, të cilat mund të bëhen shkak i shpërthimit të sëmundjeve infektive apo viruseve të caktuara. Ku më problematiket mbeten rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe atyre të zeza si dhe lagështira që kanë pësuar një pjesë e mureve dhe tavaneve të shkollave. Megjithatë, janë edhe një sërë godinash në zonën urbane të kryeqytetit që manifestojnë probleme të tilla, për të cilat theksohet se po punohet për rirregullimin e tyre.
Infrastruktura
Gjithashtu në shumë prej godinave tashmë ka filluar puna për riparimi e dëmtimeve të realizuara gjatë vitit mësimor që lamë pas. Konkretisht specialistët e bashkisë pas rishikimit të kushteve kanë listuar shkollat, të cilat do të riparohen deri në nisjen e vitit të ri mësimor. Konkretisht pas monitorimit të kryer në 72 shkollat e kryeqytetit për sistemin parauniversitar ka rezultuar se është i domosdoshëm realizimi i ndërhyrjeve për riparimin e 4300 karrigeve dhe tavolinave. Duhen rregulluar 240 dyer prej druri dhe duralumini, si dhe do të zëvendësohen 627 brava, si dhe po punohet për riparimin e 561 çelësave elektrike. Gjithashtu riparimet që po kryhen në këto shkolla lidhen edhe me punime marangozi, elektriku, hidrauliku, por edhe me punime nyjash sanitare, si dhe lyerjen e godinave dhe fasadave të tyre. “Punëtoret e bashkisë po zëvendësojnë 2760 neone. Ndërkohë që një tjetër problem është ai i xhamave të thyer. Janë 381 metra katrorë xhama në këto shkolla që duhen ndërruar, por nuk mungojnë as defekte të tjera si zëvendësimi apo riparimi i grupeve të lavamanëve, vendosja e 240 metrave katrore me pllaka gres dhe parkete etj”, pohohet nga specialistët.
Përmirësimi i kushteve kërkohet për këto godina
“Aleks Buda”,
“Qazim Turdiu”,
“Osman Myderizi”,
“Qemal Ataturk”,
“Sander Prosi” etj
Renditen si më të mirat shkollat
“Qemal Stafa”,
“A.Z.Cajupi”,
“Eqrem Cabej”,
“Ismail Qemali”,
shkolla 9-vjeçare “Isa Boletini”,
“Dëshmorët e Lirisë”,
“4 Dëshmoret”
“Shyqyri Peza”.