Nacionalizmi shqiptar
Adnan Abrashi
Edhe pse profesionalisht nuk jam ekspert i sociologjise e as i shkencave politike ne lidhje me shtjellimin mbi nacionalizmin shqiptar ne Kosove do te tentoj gjithnje te jem origjinal. Fillimisht kisha dashur te beje nje digresion dhe te ndalem per disa momente rreth definimit te nocionit nacionalizem dhe si e kuptoj une ate.
E thene ne vijat e trasha per mua nocioni nacionalist ka domethenien e nje ndjenje psikologjike te krenarise emocionale pozitive te nje individi ndaj perkatesise vetjake nje grupi me gjeneze te ngjashem etnike pra nga pikepamja e gjuhes kultures dhe gjakut te perbashket. Me keqardhje duhet te konstatoj se shumica prej nesh e vecanerisht mjaft intelektuale publiciste politikane dhe te tjere ne perdorimin praktik qellimisht apo nga lajthimi nocionin nacionalizem e orientojne kah domethenia e SHOVINIZMIT i cili ne fakt ka te beje me nje egocentrizem kolektiv te shfaqur ne trajten me reaksionare dhe me te shfrenuar qe shpreh nje kolektivitet i cili shpall epersine e vet mbi popujt tjere duke nxitur e ndezur armiqesite grindjet dhe urrejtjet ndermjet kombeve e racave te ndryshme.
Ta duash veten si popull te ndjehesh krenar per ate cka je dhe te angazhohesh ne drejtim te realizimit te synimeve kolektive te etnitetit tend ne asnje menyre nuk nenkupton urrejtjen ndaj te tjereve por perkundrazi eshte cytje e natyrshme ne drejtim te ngritjes se vetes kah e lartesuara e pergjithshme gjithenjerezore. Paralelisht me nocionin nacionalist ne publicistiken tone te perditshme hasim edhe ne nje term tjeter PATRIOT dashuri ndaj atdheut qe ne shikim te pare na duket se kemi te bejme me sinonimin e te pares. Por edhe pse ne esencen e domethenies se ketyre dy fjaleve eshte brumi i njejte dashuri ndaj popullit 8211 dashuri ndaj atdheut une ato i ndaj si dedikime me kuptime logjikisht te ndryshme sepse nacionalizmi shpreh bindjen e thelle te ndjenjes se krenarise ndaj perkatesise vetjake kombetare dhe eshte teresisht e natyres emocionale.
Ndersa ne anen tjeter patriotizmi si atdhedashuri pervec anes emocionale si bindje pretendon ne veprim konkret te angazhimit ne kete drejtim. Pra te jemi me pragmatike nacionalistet tregohen ne bindje ndersa patriotet ne veprime. Andaj vete fakti se keto dy nocione si domethenie mes vete kane lidhshmeri koherente patriotizmi tregohet si niveli me i larte i nacionalizmit te kurorezuar ne veprim. do individ si qenie fizike njekohesisht eshte edhe qenie psikologjike. Si qenie psikologjike ai po ashtu ndertohet nga pjesa e vetedijshme dhe e nenvetedijshme. Kur kjo qenie 8211 njeri jeton ne nje grup te perbashket dhe kompakt shoqeror atehere ai ka vetedijen dhe nenvetedijen e vet kolektive. JUNG-u kete nenvetedije e quan ANIMA MUNDI. Ne kete sfere metafizike e cila ndoshta nga kendveshtrimi i empirizmit materialist mund te na duket si imagjinare jane thelle te rrenjosura kodet energjetike te ndjesise se perbashket etnike te individeve me grupin e caktuar vetjak te cilat si dhunti ne vetedijen individuale na shpalosen permes emocioneve te caktuara si kujtese. Kjo na deshmon se cdo nacionalizem ne rend te pare eshte i natyrshem dhe i ka rrenjet e veta te thella ne teresine qenesore te nje kolektiviteti homogjen qe quhet popull. Shqiptaret ne keto troje gjate distancave te ndryshme kohore kane evoluuar neper nje nacionalizem autentik andaj per ta bere nje analize sa me te plote teorike ne kete drejtim pa dyshim kerkohet nje qasje shumeperfshirese dhe multi-disciplinare. Pervec qe nga njera ane ky nacionalizem mund te shikohet nga aspekti kulturor-politik nga ana tjeter ate patjeter duhet veshtruar edhe nga konteksti i rrethanave te vecanta politike gjeografike ekonomike kulturore e globale. Ta zeme nese bejme nje krahasim ne mes nacionalizmave te popujve tjere e vecanerisht te popujve te kontinentit te Evropes tek ky i yni ne mes elementeve te pergjithshme qe i cekem me siper si karakteristike te vecante do ta verejme edhe motivin cytes instiktiv 8211 biologjik i cili na imponohet si nevoje e natyrshme ne drejtim te ruajtjes se veteqenesise kolektive nga tendencat e pareshtura asimiluese te shume pushtuesve. Ate cfare bindshem e deshmon sot edhe historia ndaj ne shqiptareve te Kosoves por edhe ndaj shqiptareve ne viset tjera ne format e ndryshme keto politika shoviniste dhe gjenocidale kane vazhduar deri ne vitin 1999. Fatkeqesisht diku-diku vazhdojne ende si tendence8230
Nacionalizmi shqiptar ne Kosove pas vitit 1999
Deri ne vitin 1999 per shkak te rrethanave te njohura politike neper te cilat kemi kaluar prezenca e shprehjes kolektive te nacionalizmit tone do te thosha ka qene progresive e cila gradualisht nga bindja psikologjike e ndjenjes se dashurise ndaj popullit dhe atdheut vetjak ka kulmue ne veprim patriotizem aktiv-luften e armatosur te UKse. Pas viteve 1999 dhe instalimit te protektoratit nderkombetar te OKBse 8211 UNMIK ne pritje te zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves ky disponim nacional kolektiv si veprim eshte nje nacionalizem i heshtur te cilin une do ta quaja si stand -by- nacionalizem apo nacionalizem i shpreses se mire i cili ka zgjatur deri ne shpalljen e pavaresise. faza e berjes se vetedijshme te koncenzuseve te hidhura politike permes pranimit pa asnje kontestim te Pakos se Ahtisarit dhe periudha e dyte ne vazhdimesi e zhgenjimit e cila gradualisht dhe dita-dites po na kthen kah pozicionet e nacionalizmit tone autentik. Edhe pse shqiptaret shumice ne Kosove realisht kombin nuk e barazojne me shtetin por ate e shohin nga prizmi i gjuhes kultures dhe gjakut te perbashket kjo nuk do te thote se jane kunder shtetit politik kosovar. Edhe kjo rrethane duhet te jete edhe nje specifike tjeter teorike drejte kuptimit sa me te afert te nacionalizmit shqiptar te kosovareve. Por ne dallim prej te tjereve ata shtetin dhe shtetesine aktuale te Kosoves e shohin vetem si faze tranzitore dhe nje hap drejte bashkimit te mevonshem kombetar.
Planit i Ahtisaarit dhe forma e imponuar per ngjizjen e kombit politik kosovar
Plani i Ahtisarit aspak nuk eshte nje dokument real mbi te cilen mbeshtet shtet-formesimi i qendrueshem aktual i Republikes se Kosoves. Ne rend te pare ky plan nuk eshte kurrfare akti i mirefillte i cili ne vete ngerthen te gjitha elementet e parimeve juridike te se drejtes nderkombetare. Ai nuk eshte i tille mu pse eshte teresisht i njeanshem dhe imponues. Gjate perpilimit te saj fare nuk eshte marre per baze vullneti i popullit shumice shqiptar. shte pra nje akt i shkruar politik nderkombetar i cili kryesisht ka per qellim realizimin e interesave gjeostrategjike te disa shteteve te fuqishme me ndikim global. Ne fakt ky plan synon qe duke i dhene sa me shume te drejta pakices etnike serbe ne nivel lokal permes decentralizimit ti shty ata te integrohen ne nivel kombetar. Edhe pse gjate formulimit te ketij dokumenti nga hartuesit e saj jane marre per baze disa teori shkencore mbi shtetin kombin pakicat kombetare dhe te drejtat e tyre te garantuara si universale 8230etj. me plote te drejte mund te konkludojme se permes tij bashkesia nderkombetare me teper ka eksperimentuar me nje sui generis model te zgjidhjes politike si prove se sa qe ka dashur sinqerisht dhe ne menyre sa me te drejte ta zgjidh kete problem. Andaj nese terheqim nje paralele ne mes te ketij fantom plani eksperimental dhe te imponuar nderkombetar me te cilin provohet te krijohet nje shtetit i ri surrogat brenda kesaj hapesire unike territoriale te banuar me shumice shqiptare nga njera ane dhe ndjenjes se fuqishme psikologjike te popullit te saj shumices per nje prejardhje te njejte kulturore dhe materiale e cila ne veprim po shprehet si synim per bashkim kombetar patjeter do te fuqizohet kjo e dyta duke e bere keshtu te deshtuar ne teresi kete tentim te ngjizjes artificiale te nje kombit politik kosovar. Ekziston nje pikepamje qe thote se sa me shume qe forcohet shteti i Kosoves qofte si subjekt nderkombetar ne politikat nderkombetare qofte nese rritet numri i konsiderueshem i njohjeve qofte nga zhvillimi i qendrueshem ekonomik mund te etablohet ideja e kombit kosovar dhe te ndodh amnezia me e madhe ndaj shqiptarizmes. Une mendoj se pikerisht eshte e kunderta sa me shume qe forcohen keto elemente tash per tash te munguara te sovranitetit te mirefillte shteteror edhe me prekshem do te formohen kushtet materiale qe ky popull dikur permes realizimit te nje referendumi do te shkohet kah bashkimi i dy shteteve tona ekzistuese 8211 Shqiperise dhe Kosoves. Ne fakt edhe ne kete faze ende te paarritur te ketij sovraniteti te plote vec kemi kerkesa te zeshme per revidimin e shume elementeve te pabaza te infrastruktures ligjore mbi te cilat sot shtetndertohet aktualisht Kosova ahtisariane.
Ndikimi i elites politike te shqiptareve ne te kuptuarit e nacionalizmit ne Kosove
Fatkeqesisht pas vitit 1999 ne Kosoven protektorat dhe nen mbikeqyrjen rigoroze te OKB-se UNMIK u sajua nje elite e cila kryesisht ishte mediokre hipokrite dhe servile ndaj standardeve dhe parimeve te reja te imponuara te sjelljes politike nga te huajt. Kjo elite qe krijohej nuk ishte e natyrshme sepse ajo nuk formesohej mbi bazat e mentalitetit te vertet te ketij populli dhe ne drejtim te permbushjes se kerkesave imediate nacionale dhe politike te tij. Edhe pse pjesa me e madhe e lidereve te kesaj elite doli ne skene dhe u promovua nga ajo kohe te themi ashtu e patriotizmit tone aktiv ne veprim luftes se UKse autoritetin e nevojshem dhe te respektuar si perfaqesues te vertet kombetar ne popull e ruanin vetem permes biografise nga e kaluara e tyre. Ata tere kohen nga njeren ane kane qene te detyruar te imponojne mesazhet e bashkesise nderkombetare te ndertimit te shoqerise qytetare multietnike dhe pa nacionalizem ndersa nga ana tjeter te vetedijshem per realitetin e bindes kolektive te shumices se popullit tone ne kete drejtim shpesh per nevoja elektorale dilnin me deklarata qe e ushqenin kete nacionalizem. Nga subjektet politike te cilet ishin qe nga paslufta aktive ne jeten tone shoqerore 8211 politike dhe reshtur propagandonin mesazhet e bashkesise nderkombetare te ndertimit te shoqerise qytetare multietnike kosovare dhe pa nacionalizem me daljen ne skenen tone politike te levizjes VETVENDOSJE e cila ofronte nje opsion dhe nje program me elemente mu te atij nacionalizmi autentik real specifik dhe te shendosh gjithekombetar tashti ne Kosove u krijua nje paritet i theksuar i disponimit popullor i cili luhatej ne mes te realiteti te nje mentalitetit te vertete ekzistues nacional nga njera ane dhe te asaj ndryshe qe artificialisht deshirohet ti imponohet masave si menyre e re e te menduarit nga dikush tjeter. Pas zgjedhjeve te fundit ne Kosove dhe arritja e suksesit te madh te kesaj Levizjeje qe te radhitet si subjekti i trete politike ne vend deshmon qarte se cfare ne te vertet ka ne mendje dhe zemer si synim ky popull
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme