E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimi i bluve

Policet e Kosoves dhe familjet e tyre duhet te sigurohen me ligj

Sadri Kabashi

Policia e Kosoves si sherbim i interesit te pergjithshem shoqerore ne mbrojtjen e popullit mbane pergjegjesi per ruajtjen e rendit dhe sigurimit publik dhe eshte sherbim me i respektuari i organeve ekzekutivo-shteterore te ne territorin e Republikes se Kosoves.

Policet ne detyre per mbrojtjen e qytetareve rendit dhe qetesise publike mbrojtjen e pasurise publike dhe individuale ne lufte kunder kriminalitetit rrezikojne edhe jeten e vet. Ballafaqohen edhe me kriminelet e armatosur e te maskuar me maska. Policet duke krye detyren rrezikojne edhe jeten e vet duke shpetuar qytetaret nga rreziku i jetes ne fatkeqesite e komunikacionit tentim vetevrasjeve e tjera fatkeqesive qe ndodhin ne Kosove. Rasti konkret eshte ai i policeve Afrim Shyti dhe Bekim Zogaj nga stacioni policore i Mitrovices te cilet i kane shpetuar qytetaret prej rrezikut per jete duke rrezikuar jeten e vete. Polici i Stacionit Jugor ne Mitrovice ka shpetuar vajzen 30 vjecare te perkatesise etnike serbe nga pjesa veriore e Mitrovices e cila ishte duke kryer aktin e vetevrasjes duke kercyer nga ura ne Lumin Iber polici eshte hedhur ne lume dhe e ka shpetuar vajzen dhe i ka dhene ndihmen e pare deri sa ka arrit ndihma e shpejte e stacionit shendetesore.

Ne kryerjen e detyrave per sigurimin e rendit qetesise publike sigurimin e komunikacionit luften kunder kriminalitetit etj. Ne territorin e Kosoves pas lufte kane humbur jeten 11 police. Rasti tragjik ne Kosove eshte vrasja e policeve Isuf Haklaj nga Isniqi i Decanit vrasja e Sabahate Tolaj dhe plagosja e rende e Hysen Lataj te dy nga Raushiqi i Pejes. Keta police se pari kane pasur kercenime telefonike dhe pastaj jane vra sepse kane punuar ne sherbimin hetues te Policise se Kosoves.

Policet e as familjaret e tyre nuk gezojne kurrfare mbrojtje ligjore pensionin Invalidore invalidoro-familjare mbrojtjen shendetesore e as kurrfare shperblimi material. Te vetem ndihme materiale policeve te lenduar dhe familjeve te atyre qe e kane humbe jeten ne detyre jane ndihmat financiare te kolegeve te cilat ne baze vullnetare policet i ndajne nga te ardhurat e tyre personale.

Deri ne vitin 1990 policet qe kane pesuar ne detyre ne Kosove ata dhe familjet e tyre pos te drejtave per sigurimin shendetesore pensionit invalidor e kane gezuar te drejten e invalides ushtarake si dhe invalides familjare per te gjithe anetaret e familjes. Keto te drejta kane qene te siguruara me ligjin Federativ te ish-Jugosllavise dhe ligjit te Krahines autonome te Kosoves.

Per sigurimin e policise dhe familjeve te tyre ne rast lendimi dhe humbjen e jetes ne kryerjen e detyrave ishte dashur qe Qeveria e Kosoves dhe Parlamenti ta aprovoje ligjin per sigurimin Invalidore te Policise ushtareve te Forces se Sigurise se Kosoves dhe per inspektoret-zyrtaret e Agjencise Kosovare per Zbulim-Informim.

Per ata oficere te Policise se Kosoves ushtaret e FSK-se e qytetare tjere te cilet per shpetimin e jeteve te qytetareve ishte dashte te shperblehen edhe materialisht nga organet shteterore Kryetari i Komunes Ministri i Puneve te Brendshme Kryeministri dhe Kryeparlamentari i Republikes se Kosoves.

Jurist

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeSadri Kabashi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›