E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naço -Arvizu: SHBA-Shqipëri, bashkëpunim të ngushtë në fushën e drejtësisë‏

TIRANË- Ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, Aleksandër Arvizu është pritur sot në një takim nga Ministri i ardhshëm i Drejtësisë, Nasip Naço.

Zyra e shtypit e LSI-së bën të ditur se gjatë takimit që u zhvillua në selinë e LSI-së, është diskutuar për vijimësinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, në fushën e drejtësisë.

Naço është shprehur se do të punojë për përshpejtimin e reformave të nisura nga ekspertët e OPDAT dhe ICITAP.

Ministri Naço, që pritet të drejtojë dikasterin e Drejtësisë për 4 vitet e ardhshme, ka theksuar gjithashtu se do të synoj rritjen e koordinimit për reformat në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në sistemin e burgjeve e veçanërisht, luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.

Arvizu nga ana e tij theksoi se SHBA do të jetë gjithmonë pranë insitucioneve shqiptare për luftë reale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›