Vrasje ne Tirane dy persona me motor qellojne per vdekje nje 36 vjecar Plagoset nje femer

Policia e Tiranës ka shoqëruar 19 persona për vrasjen e Elidon Lafetës.
Të shoqëruarit janë kryesisht persona që kanë patur konflikte me 35-vjearin, si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Të shoqëruarit mësohet se janë lënë të gjithë të lirë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre për oficerët e hetimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, pasi nuk iu është provuar përfshirja në krim.
Burimet policore thanë se dy konfliketet e identifikuara në Tiranë të viktimës dhe që mund të ishin motiv i dyshuar për ngjarjen ishte plagosja e kryer nga Lafeta në vititn 2011 në Tiranë, dhe një grindje për parkimin e ndodhur 3 muaj më parë.
Të njëjtat burime përjashtuan pistën e një krimi të ndodhur për shkak të funksionit si menaxher që ka patur me herët në një kompani bastesh sportive në Tiranë.
Policia ka dydhime të arsyeshme që ngjarja mund të jetë e importuar nga jashtë vendit, ku Lafeta ka emrigruar prej vitesh. Kjo sipas burimeve për shkak të dyshimeve për implikim e tij në aktivitete të jashtëligjshmen në këto vënde,
Stand up
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të premtes kur Elidon Lafeta, me emrin e ndryshuar në Elio Bendo, kthehej nga një darkë me automjetin dhe të dashurën e tij.
Sapo ata kanë dalë nga makina për të shkuar në banesën që ndodhet në katin e dytë, dy persona me motorr dhe me pistoletë me silenciator kanë qëlluar ndaj tyre duke lënë të vrarë 35-vjeçarin dhe plagosur të dashurën.