E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia shton kontrollet nëlokalet e natës dhe rrugët e qytetit

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE- Policia e Tiranës ka ushtruar një sërë kontrollesh në lokalet e orëve të vona të natës. Aksioni i mbrëmjes së të premtes, 23 gusht, është realizuar nga Shqiponjat dhe komisariatet e Tiranës. Nga kontrollet e ushtruara janë shoqëruar 12 të dyshuar.
 
Gjatë kontrolleve të ushtruara në orët e  para të mëngjesit në zonën Farkë-Lundër-Sauk u kontrolluan dhe 312 automjete të ndryshme dhe u shoqëruan në polici 17 shtetas të ndryshëm. Ndërkaq u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Dodani 36 vjeç, emigrant në Angli, i cili qarkullonte e prezantohej me disa emra.
 
Ndërsa gjatë një tjetër operacioni të realizuar nga Shërbimet e Seksionit të Sigurisë Publike në Farkë dhe nga komisariati i policisë umër 1 në kryeqytet, u mundësua arrestimi i shtetasit Denis Mema.
 
30-vjeçari, Mema, u arrestua në flagrancë pasi po shiste një televizor plazma dhe sende të tjera të vjedhura gjatë natës në banesa të ndryshme në zonën e Farkës.

Në këtë periudhë të verës ka ardhur në rritje edhe numri i të rinjve që frekuetojnë lokalet e natës, dhe kontrollet e ushtruara nga forcat e policisë synojnë të rrisin sigurinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›