Naco: Jo koalicion, me ata qe na lene jashte BE Qamil Xhani
Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Nasip Naco deklaron, se kjo force politike nuk do te beje koalicion me partite qe nuk kane votuar ligjet per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Ne nje takim te zhvilluar me strukturat e LSI-se ne Qarkun e Beratit, Naco ka lene te kuptohet se personalisht nuk eshte ne favor te nje koalicioni mes Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Socialiste. “Une e kam te pamundur te bej koalicion me parti, qe nuk voton ligjet themelore dhe na le jashte BE-se”, tha dje Naco. Lidhur me ligjet e integrimit ne BE, ka qene Partia Socialiste ajo, qe ka refuzuar votimin e ligjit per Gjykaten e Lare, reformen parlamentare dhe ligjin per nepunesit civil. Deputeti i Qarkut te Beratit ka deklaruar mbeshtet idene e daljes se LSI-se me vete ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, ne kete menyre LSI-ja do te perballet me elektoratin dhe do te mase peshen e saj tek votuesit duke analizuar punen 4 vjecare te kesaj force ne qeverisje. “Ne, ose une personalisht si Sekretar i Politik i Qarkut te Beratit per LSI-ne jam i bindur se LSI duhet te hyje e vetme ne zgjedhje. Ne nuk kemi bere llogari numrash duke hyre te vetem, pasi po te jete per llogari numrash na intereson te bejme koalicion me PD-ne ose PS-ne. Ne duhet te hyjme te vetme per te pare dhe per t’u ballafaquar me elektoratin, per te bere nje analize 4 vjecare se cfare kemi bere dhe cfare presin qytetaret nga ne”, tha dje Naco. Perfaqesuesi i LSI-se ka shtuar se do te jene forumet dhe Kryesia e partise, ajo qe do te percaktoje pas zgjedhjeve se pjesemarrjen ne koalicion. “Jane forumet qe vendosin nese duhet te bejme koalicionet te tjera”, u shpreh Naco. Qendrimi i LSI-se per koalicionin eshte bere i ditur dhe me pare nga kreu i LSI-se, Ilir Meta. Gjate nje takimi te zhvilluar pak dite me pare ne Lushnje, Meta u shpreh se LSI-ja eshte e gatshme te bashkepunoje vetem me ato forca politike, qe kane si ceshtje paresore integrimin e vendit. “LSI eshte e gatshme te bashkepunoje me te gjithe ata, qe kane paresore interesat e vendit dhe integrimin evropian”, ka deklaruar me pare kreu i LSI-se.