PS, kunder transmetimeve te mediave te Kosoves ne Shqiperi
Partia Socialiste permes deputetit dhe anetarit te Komisionit te Medias, Alfred Dalipi, eshte deklaruar kunder transmetimeve tokesore te televizioneve kombetare te Kosoves ne territorin e Shqiperise. Socialistet e kane konsideruar percartje nga padija, oferten e Berishes per televizionet Kombetare te Kosoves per te transmetuar ne territorin e Shqiperise. Berisha ne mbledhjen e pare te qeverise per kete vit hodhi, idene e unifikimit te hapesires se transmetimeve televizive Shqiperi-Kosove, duke ia ofruar mediave te Kosoves kete mundesi ne Shqiperi dhe duke kerkuar qe te njejten gje te beje dhe qeveria e Kosoves per mediat kombetare te Shqiperise. Me tej, Berisha ofroi dhe lehtesira per instalimin e mediave te Kosoves ne stacionet e Televizionit Publik Shqiptar. Por perfaqesuesi i socialisteve ne Komisionin e Medias ne parlamentin shqiptar e ka kundershtuar kete ide. Alfred Dalipi thote se kjo nuk mund te realizohet per shkak se percaktimin e frekuencave nuk e bejne qeverite por nje institucion nderkombetar qe eshte ITU, International Telecommunication Union. Deklarata e deputetit socialist eshte krejtesisht e pavertete, pasi frekuencat televizive dhe lejet e transmetimit administrohen ne baze te ligjit ekskluzivisht nga Keshilli Kombetar i Radiotelevizionit. Kete fakt e di jo vetem cdo deputet, por edhe rojet e parlamentit. Ky ligj, ne nenin 128, parashikon transmetimet radiotelevizive me perserites edhe per radiot dhe televizionet e huaja, pra edhe per ato media qe jane licencuar ne nje vend tjeter jashte Shqiperise. Ne baze te ketij ligji, prej vitesh ne territorin e jugut te Shqiperise kane transmetuar me dhjetera perserites televizive te kanaleve televizive greke, nderkohe qe edhe sot transmeton me perserites kanali francez TV5, ne Tirane, Korce, Elbasan, Shkoder, si dhe radiot e huaja qe transmetohen ne Tirane si Radio France International, Radio BBC, Radio Italia, Radio Maria dhe radio Zeri Amerikes.
Te gjitha keto media te huaja, jane licencuar si perserites nga Keshilli Kombetar i radiotelevizionit ne Shqiperi dhe nuk ka asnje lidhje ITU apo organizma te tjere te huaj me keto leje transmetimi. Pra, oferta e Berishes per mediat kombetare te Kosoves, eshte jo vetem e ligjshme, por dhe praktikisht e realizueshme. Deklarata per “Percartje nga padia” me shume se Berishes, i shkon deputetit socialist, i cili nuk do ta bente kete gafe minimalisht nese do te lexonte ligjin qe partia e tij ka miratuar ne shtator te vitit 1998. Eshte e drejte normale qe Partia Socialiste te kundershtoje Berishen ne iniciativat e tij, por nuk eshte aspak normale qe te kundershtohet nje iniciative qe nuk i ben dem askujt, asnje qytetari shqiptar, perkundrazi, jep nje mundesi afrimi te shqiptareve me njeri tjetrin. Mediave te Kosoves nuk iu ofrua nga Berisha aspak me shume sa c’gezojne sot mediat e huaja qe permendem me lart. Por deputeti socialist sulmon ashper kryeministrin kur behet fjale per ftese te mediave te Kosoves ne Shqiperi, ndoshta jo nga padija, por nga qendrimi i vjeter i partise se tij per Kosoven.