E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarët kinezë në grevën e rrallë, kundër censurës komuniste në media

Kinë- Gazetarët në një gazetë të madhe kineze, ‘Southern Weekly’, kanë shkuar në grevë në një protestë të rrallë kundër censurës.

Konflikti u ndez javën e kaluar, kur mesazhi i gazetës për Vitin e Ri u rishkruar për të bërë një haraç ndaj Partisë Komuniste. Stafi shkroi dy letra duke bërë thirrje për dorëheqjen e shefit të propagandës.

Një turmë e përkrahësve u mblodh gjithashtu jashtë zyrave të gazetës në qytetin e Guangzhou, thonë raportet.

Mediat kineze janë mbikëqyrur nga të ashtuquajturat departamentet propagandistike që shpesh ndryshojnë përmbajtje lidhur me të menduarit e partisë. ‘Southern Weekend’, ndoshta është gazeta më e respektuar e vendit, e njohur për hetimet e vështira dhe për të testuar limitet e lirisë së shprehjes.

Gati 100 anëtarë të personelit të redaksisë kanë shkuar në grevë, duke thënë se gazeta është nën presion nga autoritetet. Rasti është trajtuar më parë si një provë kyçe për zyrtarët kinezë, të instaluar vetëm dy muaj më parë në pushtet, thonë vëzhguesit.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›