E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naco iu pergjigjet deputeteve te PS

E hene 06 Shkurt 2012 2046

Ministri i Ekonomise Nasip NacoVetem pas 2 muajsh Ministri i Ekonomise Nasip Naco i ka kthyer pergjigje 23 pyetjeve te Deputeteve Socialiste ne lidhje me situaten dhe aktivitetin ne minieren e Bulqize dhe ate te Elbasanit.

Ne menyre statistikore ministri Naco ka sqaruar se 61 minatore kane humbur jeten ne miniere nga viti 2000 e deri me sot nga te cilet 20 gjate aksidenteve ne zona te pa licencuara. Sipas shkreses nga viti 2006 e ne vazhdim kushtet e punes ne keto miniera po permiresohen. Situata paraqitet problematike vetem ne zonen D te minieres se Bulqize e cila per momentin eshte mbyllur. Nderkohe kreu i ekonomise ka theksuar se nuk ka dijeni per subjekte te palicencuara apo individ te cilet vjedhin minerale ne keto miniera. Pergjigja e ministrit Naco vjen pas disa aksidenteve te cilat kane ndodhur kohet e fundit ne miniera e pas greves disa ditore te minatoreve te cilet kerkonin plotesimin e kushteve nga kompania ACR. Deputetet e Partise Socialiste i kane derguar edhe nje leter kryeministrit Berisha pasi nuk po merrnin pergjigje nga ministri Naco per keto pyetje.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›