E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic: Topi, në anën e Prishtinës

Shefi i delegacionit serb, Branislav Stefanovic, ka deklaruar ditën e sotme se shumë shpejt pritet të caktohet data që do të shënojë vazhdimin e bisedimeve teknike me Kosovën.

Duke iu referuar mediave serbe, mësohet se temë e diskutimit mes palëve do të jetë edhe përfaqësimi rajonal i Kosovës.

Për Stefanovic, ndonëse Serbia ka përgatitur disa propozime, topi është në anën e Prishtinës, e cila nuk është në situatë të këndshme kur duhet të pranojë propozime konkrete, nga Beogradi.

Ai ka akuzuar Prishtinën, si burim i jostablitetit për shkak të tentimit për vendosjen e autoritetit të saj në veri të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›