Dëbora, mbyllen 267 shkolla në Korçë
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta, kanë ndikuar në ndërprerjen e mësimit në qytetin e Korçës.
Drejtoria Arsimore e Qarkut të Korçës vendosi të ndërpresë mësimin në të gjitha shkollat, deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Duke i’u referuar këtij vendimi, mësimi do të ndalet në 267 shkolla.
Për shkak të motit të ftohtë që po mbretëron në të gjithë vendin, autoritetet në disa zona malore, kryesisht në veri, kanë vendosur që të ndërpresin procesin mësimor.
Drejtoria Rajonale Arsimore e Dibrës dhe e Pukës ka bërë të ditur se procesi mësimor do të ndërpritet për disa ditë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe sasisë së madhe të borës.
Procesi është pezulluar në të gjitha shkollat në komunat e Kukësit edhe për këtë javë.