E Diel, 1 Nëntor 2026

Nadal Kam probleme me gjurin

Rikuperimi i ngadaltë i Rafael Nadal, po e lë arenën e tenisit botëror pa njërin prej sportistëve më luftarakë dhe emocionues. Por pavarësisht se ka disa javë që mungon, tenisti nga Majorka ka thënë se nuk do të nxitojë për të luajtur sërish, pasi ndjen edhe dhimbje në gju.

11 herë fituesi i Grand Slemeve ka qenë në një event promocional të sponsorëve të tij në Madrid dhe ka folur edhe për dëmtimin e pësuar.

"Kam ende probleme me gjurin, por fakt është se në moshën 26 vjecare, mund të krenohem me një karrierë me rezultate të mira. Duhet të pres ende që mos të kem dhimbje, pasi gjuri po më bezdis. Nuk kam një afat për rikthimin pasi mbi të gjitha është rikuperimi maksimal", tha Nadal.

Tenisti i lindur në Majorka ka pësuar shumë dëmtime gjatë karrierës 10-vjeçare, por ndalesa e fundit mund ta çojë në rreth 3 muaj, mungesën e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›