‘Mona Lisa’ në Louvre është kopje?

“Mona Lisa”, piktura e njohur e Leonardo da Vincit, konsiderohet si enigma më e madhe artistike në botë. Misteri i fundit lidhet me pohimin se, në Muzeun e Louvre nuk ndodhet origjinali i pikturës, por kopja e saj, dhe se origjinali ndodhet në Zvicër.
Në të vërtetë, ekspertët e artit kanë dalë publikisht me pohimin se, versionin origjinal të pikturës Leonardo Da Vinci e ka pikturuar dhjetë para se ta pikturonte versionin i cili sot ndodhet i ekspozuar në Muzeun e Louvre, në Paris. Për më tepër, “Mona Lisa nga Isleworth” ka një fytyrë të ngjashme me origjinalin, megjithëse aty modelja duket me e re sesa në pikturën e famshme.
Bëhet këtu fjalë për të ashtuquajturën “Mona Lisa nga Isleworth”, të cilën që para Luftës së parë Botërore koleksionisti i njohur, Hugh Blaker, e gjeti në shtëpinë e një aristokrati, dhe pastaj e mori me vete në studion e tij në Isleworth (Londër).