E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nadal-Medvedev, është finale

Matteo Berrettini largohet nga turneu Australian Open. Tenisti italian në gjysmëfinale është mundur nga Rafael nadal 3-1, me sete 6-3, 6-2, 3-6, 6-3, pas një ndeshje që zgjati 2 orë e 55 minuta. Në dy setet e para ka qenë një dominim absolut i tenistit spanjoll. I ndodhur në disavantazh me sete 2-0, italiani, numri 7 në botë e ngre nivelin e lojës së tij duke arritur të fitojë setin e tretë. Por në të katërtin detyrohet të dorëzohet përballë gjuajtjeve të forta të kundërshtarit.

Rafael Nadal kalon kështu në finalen e Australian open 2022. Për është finalja e 29-të në karrierë në turnetë madhorë. Të dielën tenisti spanjoll do të synojë trofeun e 21-të grand slam për të kaluar Novak Djokovic e Roger Federer. Përballë Nadal në finalen e Melburnit do të jetë Danil Medvedev. Tenisti rus ka mundur në gjysmëfinale numrin 4 në renditjen botërore Stefanos Tsisipas me rezultatin 3-1, me sete 7-6, 4-6, 6-4, 6-1. Tenisti rus, numri 2 në botë do të luajë finalen e dytë radhazi në Australian Open.

Tashmë Medvedev i duhet edhe një ndeshje, të fitojë finalen për të kalur në krye të renditjes botërore. Por në mesin e ndeshjes, ndodh një incident, në një moment të vërtetë zemërimi. Daniil Medvedev ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes Jaume Campistol se nuk e kishte dënuar Tsitsipas se foli me trajnerin, gjatë ndërrimit të fushës. Fjalët e tenistit rus kanë qenë tepër të rënda ndaj gjyqtarit teksa i është drejtuar:

“Babai i Tsisipas flet në çdo moment me të! A jeni budalla apo çfarë? Tsitsipas flet me të atin në çdo moment, por ai kurrë nuk mori një paralajmërim. Ju jeni vërtet i keq. Si është e mundur që je këtu në një gjysmëfinale të Grand Slam-it? Më shiko kur të flas me ty!”.

Rusi është larguar nga fusha pas humbjes së setit të dytë dhe kur rikthehet i thotë gjyqtarit: “Nëse do të ndodhë sërish ky episod, je thjesht dhe vetëm një kotele!”. Por tenisti grek u dënua për këtë episod të përsëritur e në fillimin e setit të katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›