E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhinieri tajlandez fut duart në vajin e vluar

Njihuni me Kann Trichan, kuzhinierin nga Tajlanda, i cili fut duart e tij në enën me vaj të vluar dhe shpëton çdo herë pa asnjë lëndim.

Trichan nga Chiang Mai në Tajlandë është specialist për fërgimin e pulave me duar, një qasje që nuk është në pajtim me rregulloret e shëndetit dhe sigurisë.

50 vjeçari mund t’i zhysë duart në vajin e vluar dhe për çudi nuk pëson ndonjë djegie.

Kjo shkathtësi ia siguroi atij një vend në librin e rekordeve Guinness për nxjerrjen e 20 pulave nga vaji 480 gradë celsius brenda një minute.

Trichan zbuloi talentin e tij para shtatë vitesh pasi aksidentalisht ia kishte derdhur vajin vetes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›