Nadal në finale të Australian Open
Numri një në Botë i tenisit për meshkuj spanjolli nga Majorka Rafael Nadal është kualifikuar për në finale të turneut Australian Open.Rafa Nadal arriti të mposhte me vështirësi spanjollin tjetër Fernando Verdasko me rezultatin 3-2 në sete në takimin që ka zgjatur më shumë në historinë e Australian Open .Ky takim gjysëmfinal zgjati plotë 5 orë e14 minuta!Takimi në Arenën "Rod Lejver", u vendos pas gabimit të dyfishtë në shërbimin e Verdaskos dhe në fund rezultati ishte 3:2 në sete ne favor te Nadal.
Nadal e shfrytëzoi mjaft mirë topin e tetë "brejk", por ky takim maratonik mundesh edhe ti takonte edhe Verdaskos i cili ndoshta tregoi lojën më të mirë në karrierë.Rafael Nadal, të dielën në finale do të takohet me zviceranin Rozher Federer i cili një ditë më parë shumë lehtë me rezultatin 3:0 mundi amerikanin Endi Rodik.Do të jetë një finale ëndrrash kjo e Australian Open midis dy tenistëve më të mirë në botë për momentin numrit një Rafa Nadal dhe ish numrit një në Botë për vite me radhë zviceranit Roger Federer.