Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën në mars

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar Kosovës do të mbahet në muajin mars, ndërsa javën e ardhshme shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier do të qëndrojë në Beograd, ka bërë të ditur shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.Jeremiç, i cili ndodhet për një vizitë në New York, ka thënë se do të bisedojë me Zannierin për arritjen e një marrëveshjeje për implementimin e planit gjashtëpikësh.Në New York ndërkaq, ku është takuar me Zannierin dhe me zyrtarët e lartë të Sekretariatit të OKB-së, Jeremiç ka protestuar ashpër kundër formimin të Forcës së Sigurisë së Kosovës.