SHBA,arrestohet me drogë vëllai Obamës

Xhorxh Obama, gjysmë vëllai i Presidentit amerikan Barak Obama është arrestuar nga policia keniane me akuzën e posesimit të lëndës narkotike marijuanë. Inspektori i policisë keniane Augustin Mutembei tha se Obama u arrestua pasi u kap me kanabis sativa dhe i ka bërë rezistencë autoriteteve. Ai u shpreh se Xhorxh Obama do të dalë përpara gjykatës ditën e hënë. Obama po mbahet në një rajon policie në kryeqytetit e Kenias, Nairobi. "Ata më morën nga shtëpia. Unë nuk e di për cfarë akuzohem", deklaroi gjysmë vëllai i Obamës për korrespondentët e CNN. Xhorxh Obama dhe vëllai i tij president, e njohin shumë pak njëri-tjetrin, edhe pse janë takuar më parë. Xhorxh ishte një nga njerëzit më të afërt që nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri amerikan Barak Obama. Në librin e tij të kujtimeve "Dreams from My Father", në shqip "Ëndrrat e Babait Tim", e përshkruan takimin me Xhorxh, si shumë të vështirë.