Nadal, në gjysmëfinale të Indian Wells

Në Indian Wells Rafa Nadal ka arritur fitoren e 19-të radhazi për vitin 2022, duke mundur Nick Kyrgios, e duke kaluar kështu në gjysmëfinale, ku do të përballet me bashkëkombasin e tij, Carlos Alcaraz. Por nadalit i është dashur të djersisë shumë për të mundur kundërshtarin që ishte në një superformë. 2-1, me sete 7-6, 5-7 e 6-4, rezultate që flasin vetë për vështirësinë që ka hasur spanjolli për të mundur numrin 132 në renditjen botërore. Por Nadalit i është dashur të luajë edhe kundër vetes së tij, i penalizuar nga një numër i madh gabimesh, përfshirë edhe 7 dopiofaulle.
Ndërsa Kyrgios ka qenë në lartësinë e duhur, po të mendosh që kishte dy vite që nul luante për shkak të infektimit me Covid-19 dhe periudhës së kaloi me rikuperimin. Megjithëse nuk ka arritur të menaxhojë si duhet spektatorët, të cilin ishin totalisht në favor të Nadalit. Tashmë Spanja do të shohë në gjysmëfinale një përballje prej dy gjeneratash, një 35 vjeçar, Nadalin dhe 18 vjeçarin Alcaraz.
Numri 19 në renditjen botërore eliminoi britanikun Norrie me rezultatin 2-0. Edhe pse vetëm 18 vjeç, Alcaraz është bërë lojtari i dytë me moshën më të re, që ka mundur të jetë në këto katër masters 1000 të fundit, pas Andre Agassi, që ishte 17 vjeç në 1988.