E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhani de Biazi nuk e pranon humbjen ne Slloveni

Një humbje e pamerituar. Për Xhani de Biazin, barazimi do të ishte rezultati më i drejtë në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Pas humbjes 1-0 në Lubjanë, trajneri i kombëtares shqiptare, ka bërë të ditur se skuadra e tij meritonte të paktën një pikë nga kjo sfidë. Sipas tij, kuqezinjtë luajtën mirë sidomos në pjesën e dytë, ku duhet të shfrytëzonin më mirë rastet për shënim. Xhani De Biazi ka thënë gjithashtu se humbja vështirëson pozicionin e Shqipërisë në këto eliminatore. Ndërkohë, kombëtarja kuqezi ka qëndruar në Slloveni, ku dhe do të përgatisë sfidën e ardhshme kundër Islandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›