Kundershtaret e Shqiperise ne Grupin E
Islanda mban të hapur grupin E pas barazimit surprizë 4-4 në fushën e Zvicrës.
Kryesuesit e drejtuar nga Otmar Hicfeld nuk arritën të thellonin diferencën me ndjekësit më të afërt, duke u ndalur në një ndeshje të çmendur që dhuroi një goeladë të vërtetë.
Islanda, shënoi e para, ndërsa zvicerianët përmbysën gjithçka në pjesën e parë.
Me rikthinmin në fushë Zvicra do të shënonte dhe golin e katërt, por kur ndeshja dukej e mbyllur përpara kohe, Islanda do të hidhte poshtë të gjitha parashikimet.
I rëndësishëm goli I Gudmunson në kohën shtesë, që do të vuloste shifrat 4-4 për këtë sfidë.
Pikë e rëndësishme për Islandën që jep një sinjal të rëndësishëm në prag të përballjes kundër Shqipërisë të martën e ardhshme.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit E, Norvegjia mundi 2-0 Qipron për t’u ngjitur në vendin e dytë të renditjes.