E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, Argjentina bllokon kompaninë spanjolle

Argjentina deklaron se do të bllokojë kompaninë e angazhuar në industrinë e naftës, “YPF”, që zotërohet nga firma spanjolle “Repsol”.

Presidentja Cristina Fernandez deklaroi se një projekt/ligj do të paraqitet në Senat, për t`i mundësuar qeverisë të shpronësojë 51 për qind të aksioneve të “YPF”.

Lëvizja, e njoftuar në televizionin kombëtar, është mirëpritur nga kabineti i kryeministres dhe nga guvernatorët rajonalë në mbarë vendin.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia Margallo deklaroi se veprimi ka dëmtuar klimën miqësore mes dy vendeve.

Duke folur pas një takimi të qeverisë, Margello tha për gazetarët se ekzekutivi i tij do të marrë “masa të forta”, edhe pse nuk saktësoi se cilat do të jenë ato.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›