E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hetimi i brendshëm izraelit për ne nuk ka asnjë vlerë"

"Ne kërkojmë nga Kombet e Bashkuara një komision, që të jetë direkt nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara, me një kryesi të paanshme dhe me pjesëmarrjen e Turqisë dhe Izraelit. Dhe do të jemi këmbëngulës në këtë kërkesë tonën. Kushdo le të thotë ç’të dojë, Turqia është vendi që humbi shtetasit e saj. Madje edhe një nënshtetas amerikan ka humbur jetën. Ne mendojmë se SHBA-ja do të jetë një ndjekëse e të drejtës së jetës së shtetasit të saj. Nuk kemi aspak besim se Izraeli, i cili duke shkelur të gjitha rregullat e drejtësisë ndërkombëtare, sulmoi një flotilje civile në ujëra ndërkombëtare, të mund të drejtojë një hetim të tillë të paanshëm. Ne kërkojmë me këmbëngulje, që komisioni i ri të jetë një komision ndërkombëtar dhe asnjë kërkim i njëanshëm, i bërë nga ana e Izraelit, nuk përfaqëson ndonjë vlefshmëri për ne. I kushtojmë një rëndësi të veçantë faktit, që t'ia bëjmë të ditur këtë gjë shoqërisë ndërkombëtare dhe aleatëve tanë"- u shpreh Davutollu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›