Ambasada e SHBA dhuron gjak

Për të festuar Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut,dhe temën e saj "Dhuro gjak shpeto një jetë", Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikes ka organizuar dhurimin vullnetar të gjakut. Në mbështetje të përpjekjeve të Kryqit të Kuq shqiptar dhe qendrës së transfuzionit të gjakut, stafi i ambasadës amerikane në Shqipëri ka dhuruar gjak, për të tretin vit radhazi. Ndërkohë kreu i kryqit të kuq shqiptar Shyqyri Subashi, duke falemnderuar punonjësit e ambasades amerikane,u bëri apel qyetarëve të dhurojnë gjak. Sipas tij,megjithëse raportohen përqindje në rritje të numrit të qytetarëve që dhurojnë gjak, sërish ka pamjaftueshmëri të tij.
Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar Shyqyri Subashi në shenjë falemnderimi i dorëzoi zv. ambasadores amerikane në Shqipëri Deborah Jones, një çertifikatë mirënjohjeje, sepse dhurimi vullnetar i gjakut tashmë është kthyer ne traditë për ambasadën amerikane.