E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nafta/ Tregu botëror ndryshon në rritje, një vështrim në treguesit e naftës së papërpunuar dhe Shqipëria

Nafta e papërpunuar arriti çmimin më të lartë në një javë, pasi Kina lehtësoi masat kufizuese anti-Covid.

Çmimet e naftës u shfaqën më të larta të martën, pasi bllokimet u lehtësuan në Shanghai dhe prodhimi rus i naftës dhe gazit ra në nivelin më të ulët të vitit 2020. Reuters lajmëroi se edhe OPEC do të kishte të pamundur të zëvendësonte humbjet e furnizimit nga Rusia.

Grafikët tregojnë luhatjet javore në kontratat e së ardhmes për Londrën dhe Teksasin. Bursat shënojnë rritje në ditën e fundit.

Prodhimi rus i naftës dhe gazit ra nën 10 milionë fuçi në ditë në fillim javë, në nivelin më të ulët që nga korriku 2020. Burimet thanë se prodhimi mesatar i naftës i Rusisë ra më shumë se 6% në 10.32 milionë fuçi në ditë në datat 1-11 prill, nga 11.01 milionë në mars.

Bashkimi Evropian ende nuk ka mbaruar naftën ruse, sepse tregu i naftës është ende i prekshëm, nëse energjia ruse sanksionohet.

Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) po planifikojnë të lëshojnë 240 milionë fuçi gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, duke filluar nga maji, në një përpjekje për të qetësuar tregun. Analistët sugjeruan se as kjo nuk do të zgjidhë deficitin strukturor dhe stoqet do të duhet të rimbushen.

Një sondazh paraprak i Reuters tregoi se inventarët e naftës së papërpunuar në SHBA ka të ngjarë të jenë rritur me 1.4 milionë fuçi në javën deri më 8 prill, pas rënies për tre javë rresht.

Kërkesa totale për naftë tani shihet mesatarisht 100.5 milionë fuçi në ditë gjatë 2022.

Nisur nga parashikimet e çmimeve, pritet që sidomos gazi të arrijë nivele shumëvjeçare, sikurse duket edhe nga grafiku javor.

Për gazin natyror, tendenca aktuale mbetet dukshëm rritëse, ky prag në fakt mund të çojë në një kthim në nivelet më të larta shumëvjeçare prej 6.5 dollarësh, në afat të shkurtër.

Rusia përbën 45% të importeve të gazit të Bashkimit Evropian, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. BE-ja po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse – po ndalon qymyrin rus dhe po shqyrton një embargo të naftës – por nuk ka përmendur një ndalim të gazit natyror. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është veçanërisht e varur nga gazi rus. BE ka paguar 38 miliardë dollarë për energjinë ruse, që kur Rusia pushtoi Ukrainën, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i BE-së.

Ish-këshilltari kryesor ekonomik i presidentit rus Vladimir Putin i tha së fundmi BBC se Rusia do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda një ose dy muajsh, nëse vendet perëndimore vendosin “një embargo të vërtetë ndaj eksporteve të naftës dhe gazit nga Rusia”.

Importet shqiptare të naftës po i referohen këtij tregu në ndryshim të konsiderueshëm dhe po pasqyrohen në çmimet e tabelave të pompave./rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›