Nafta Vergine Balla akuzon Berishen. PD Mbrohet nga mafia e PS

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kane akuzuar sot njera-tjetren per perfshirje ne kontrabanden e naftes vergine. Deputeti i PS-se Taulant Balla tha se nga kjo afere jane grabitur 80 milione euro ndersa i drejtoi disa pyetje kryeministrit Berisha.
Nderkohe Partia Demokratike iu pergjigj me ane te nje deklarate per shtyp ku akuzoi PS-ne se kjo kontrabande mbrohet nga kupola mafioze e Partise Socialiste dhe se ka qene e hapur gjate 8 viteve te qeverisjes se tyre.
Balla akuzoi kryeministrin Berisha dhe ministrin e Brendshem Lulzim Basha se vrane me 21 janar per te vazhduar te grabisin ndesa shtroi disa pyetje.
Si ka mundesi qe sa here qe zbulohet kusaria e radhes hajduteria dhe matrapazlleku dalin ne shesh lidhjet e tua dhe te familjareve te tu Si ka mundesi qe edhe ne kete rast ashtu si edhe per bizneset e mafias italiane Sacra Corona Unita apo bizneset e Fazllicit llogarite dhe regjistrin kontabel i mban Shpresa Brecani mbesa e kryeministrit Sali Berisha emri i se ciles shfaqet ne gjithe kompanite e privilegjuara nga pushteti- tha ai
Deputeti i PS-se shtoi se institucionet shteterore si Drejtoria e Doganave Drejtoria e Krimit Ekonomik ne Policine e Shtetit Drejtoria e Tatimeve Inspektoriati Qendror Teknik nuk kane vepruar ne parandalimin e kesaj afere korruptive.
Ai gjithashtu tha se kompanite e perfshira ne kete super-mashtrim jane te regjistruara si sponsorizuese te PD-se. Balla ka nenvizuar se ne pranga jane vene nje pjese e atyre qe benin transportimin dhe tregtimin e kesaj nafte nderkohe qe ata qe e mundesonin kete grabitje dhe i hapnin shtigjet kesaj kontrabande jane ne tryezen e qeverise.
Deputeti i PS-se akuzoi gjithashtu se pronari i Kompanise Euroil i arrestuar tre dite me pare eshte mik i familjes se Sali Berishes. Kjo kompani ka fituar tenderin per furnizimin me nafte te gjithe institucioneve shteterore nderkohe qe nje tjeter prodhim i bizneseve te tij gjendet dhe konsumohet ne tavolinen e ministrave gjate mbledhjeve te qeverise.
Nderkohe ne deklaraten e saj Partia Demokratike theksoi se vetem ne keto momente jane te bllokuara mijera tone te kompanive te tjera te familjeve te boseve mafioze te kupoles se PS-se.
Partia Demokratike i deklaron edhe nje here kreut te pinjolleve te Benalive te Tiranes qe permbysem 20 vjet me pare Edvin Kristaq Rames se ligji dhe vetem ligji do te veproje mbi secilin qe shkel apo del mbi te dhe kjo eshte e do te mbetet motoja jone perfundon deklarata e PD-se.