E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kontrabanda e naftës, mbrohet nga kupola e PS-së

Partia Demokratike me anë të zëdhënëses së saj Albana Mustafaraj ka reaguar sot në lidhje me kontrabandën e naftës, e cila sipas saj, ka qënë e hapur gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste.
 

“Kreu i bllokmenëve të rinj, pasardhës të Benalive që përmbysëm 20 vite më parë, të dërrmuar nga goditja e kontrabandës së naftës dhe Virxhinit nga qeveria, përpiqen të mbrohen si struci.
 

Partia Demokratike sqaron edhe njëherë se kjo kontrabandë ka qënë e hapur gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste. Kjo kontrabandë u godit me forcën e ligjit gjatë viteve të qeverisjes së PD-së. U denoncuan dhe u dërguan për ndjekje penale grupet e saj, të cilat janë mbrojtur dhe mbrohen nga kupola mafioze e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën.
 

Vetëm në këto momente janë të bllokuara mijëra tonë të kompanive të tjera të familjeve të bosëve mafiozë të kupolës së PS-së” thuhet në deklaratën e PD-së.
 

Më tej, Partia Demokratike i deklaron edhe njëherë kreut të PS-së, se ligji dhe vetëm ligji do të veprojë mbi secilin që shkel apo del mbi të.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›