Nafta Virgine PS akuza Berishes

Partia Socialiste ka akuzuar njerëz pranë kryeministrit Sali Berisha dhe familjarë të tij të përfshirë në mashtrimin me naftën “Virgine”.
Deputeti i PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të qeverisë të mos heshtë në lidhje me këtë skandal.
“Familjari i Sali Berishës është përfitues nga mashtrimi me naftën ‘Virgine’. Kryeministri të mos heshtë, por të flasë në lidhje me këtë skandal”, është shprehur Balla.
“Në kontrabandë janë të përfshirë shumë zyrtarë të lartë. I përfshirë është edhe ish truproja i Berishës, Agron Kuliçaj. Kontrabanda ka dëmtuar drejpërdrejtë qytetarët në shëndetin e tyre”, theksoi Balla.