Nafta dhe benzina, cmimi rritet 5 leke
Blerina Hoxha
Cmimi i naftes dhe benzines eshte rritur serish me 5 leke per liter, pavaresisht se cmimet ne tregun nderkombetar nuk kane ndryshuar. Dje nje liter nafte, ka kushtuar 130 leke dhe nje liter benzine, 135 leke ose pese leke me shume se nafta. Rritja e cmimeve ka ndodhur kryesisht ne kryeqytet, pasi ne rrethe nje liter nafte ose benzine kushton 10 deri ne 15 leke me lire. Ne tregun nderkombetar nje fuci nafte nuk kushton me shume se 62 dollare nivel ky i fiksuar per me shume se tre muaj me radhe, nderkohe qe as barra fiskale ne vend nuk ka ndryshuar per naften e po ashtu, as kostot ne sektorin e karburanteve, nuk jane rritur. Mirepo kjo nuk eshte hera e pare qe nuk gjendet nje argument serioz se, pse cmimet e lendeve djegese po rriten. Ne kohen e krizes se cmimeve te naftes vitin e kaluar kur cmimi i nje fuqie ne tregun nderkombetar arriti ne 140 dollare, cmimi i nje litri nafte ne tregun vendas shenoi 160-165 leke per liter. Me kete logjike te rritjes se cmimeve te naftes ne vendin tone, kur cmimet ne tregun nderkombetar te shkojne ne kuotat e vjetshme, vlera e nje litri karburant ne vendin tone, pritet te arrije ne 260 leke te reja.
Nga ana tjeter shteti eshte munduar te ushtroje kontrollin e plote mbi tregun e karburanteve ne vendin tone, i cili shquhet qartazi tashme, per spekulim ne shkalle te gjere. Kjo per shkak se, kur cmimi i nje fucie nafte ne fillim te ketij viti shitej ne tregun nderkombetar me vetem 35 dollare, me kete nivel cmimi, nje liter nafte ne vendin tone nuk duhej t'i kalonte te 80 leket. Tregtaret nuk iu pergjigjen ritmeve te uljes ne tregjet e jashtme, por edhe ato pak reagime ne uljen e cmimeve i dhane me shume vonese. Rritjet "Made in Albania" te cmimeve po behen ne nje moment kur vendi ka kaluar zgjedhjet elektorale dhe vemendja e institucioneve, mediave dhe opinionit ne teresi, eshte perqendruar tek formimi i qeverise se re. Sipas nje tradite historike, por edhe sipas vrojtimeve qe kane bere institucionet e specializuara, tregu i karburanteve ne vendin tone mbetet shume spekulativ edhe ne momente normale. Organizata te pavarura private, por edhe ato shteterore ne studimet e tyre per tregun e naftes, sqarojne se spekulimi me nivelin e cmimit arrin ne 20 per qind te vleres.
Konkurrenca i kerkon Kuvendit te ndryshoje legjislacionin per hidrokarburet
Autoriteti i Konkurrences pasi ka bere nje hetim te thelluar mbi tregun e karburanteve i ka rekomanduar , Ministrise se Financave, Kuvendit te Shqiperise dhe disa institucioneve te tjera qe te ndryshojne legjislacionin qe rregullojne dhe taksojne biznesin e hidrokarbureve. Keshtu ne nje vendim te koheve te fundit AK vendosi me shumicen e votave te anetareve te Komisionit te konkurrences, t'i rekomandoje Kuvendit te ndryshoje ligjin "Per perpunimin transportimin dhe tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre". Konkurrenca e Lire rekomandon se, Shoqerite e tregtimit me shumice kane te drejte te kene stacionet e tyre te shitjes se karburanteve, apo njesi te lendeve djegese. Ne kete rast atyre nuk ju lejohet qe te vendosin cmime te tjera tregtimi favorizuese ndaj ketyre stacioneve perkundrejt stacioneve te bardha. Rekomandimi i dyte qe jep autoriteti i konkurrences per ndryshimet ligjore ka te beje me ndryshimin e nenit 15 te ligjit 8450 ne te cilin thuhet se, duhet te shtohet, se kontrata e furnizimit ndalohen te permbajne kushte qe percaktojne cmimet e shitjes me pakice, vendosjen e cmimeve minimum, si vendosjen e kushteve te tjera te tregtimit qe ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte mund te cojne ne percaktimin e cmimit. Shqetesimi i kompanive te importit te naftes eshte se, kursi i kembimit, i perdorur nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, ndryshon nga kursi ditor zyrtar i publikuar ne Banka e Shqiperise. kursi i perdorur nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, bazohet ne nenin 40 te Kodit doganor te Republikes se Shqiperise dhe nuk eshte real. Ky nen rekomandohet te ndryshohet nga AK. Gjithashtu Autoriteti i Konkurrences kerkon nga Ministria e Financave vendosjen e nje afati kohor per TVSH ne menyre qe kjo te mos ndikoje ne nivelin e cmimit.