Nafta, fqinjet ulin cmimin, asnje reagim nga tregu vendas
Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ke vijuar serish ulje drejt kuotes 112 USD per fuci, nderkohe qe ne te tregun vendas po ofrohen te njejtat cmime sikur cmimi ne bursat nderkombetare te ishte 140 dollare per barele. Edhe ne kete drejtim Shqiperia eshte pas fqinjeve. Me vendim te Komisionit Rregullator te Energjetikes nga dje cmimi i benzines ne Maqedoni u ul me 1,5 dinare ndersa i naftes per 4 dinare (1 euro= 61.16 dinare). Me kete vendim, cmimi i ri i benzines motorike MB-96 do te jete 73 dinare (1.19 euro), EUROSUPER-95 do te jete 70 dinare (1.14 euro), kurse EUROSUPER-98 do te kushtoje 71 dinare per liter (1.16 euro). Por, ne Shqiperi tregu vazhdon te mbetet spekulativ, madje abuzimet ne kurriz te konsumatoreve nuk njohin kufij. Sapo ne tregjet boterore cmimi i karburanteve rritet, nje dite me pas ndodh e menjehershme rritja e tyre dhe ne Shqiperi. Por jo e njejta gje ndodh kur cmimet e tyre ulen ne tregjet boterore. Keshtu pavaresisht renies dukshem te cmimit te karburanteve ne Bote, ne Shqiperi nafta po shitet 163 leke per liter nga 140 leke per liter qe ishte disa muaj me pare, kur cmimi ne tregjet boterore ishte ne keto nivele. ndersa benzina me 160 leke per liter nga 144 leke per liter qe shitej pak muaj me pare. Nga ana tjeter, Ministri i Financave ka deklaruar pak dite me pare se, nepermjet nje marreveshje importuesit e medhenj te naftes dhe Ministria e Financave do te percaktojne cmimet e shitjes se gazoileve ne pikat e pakices. Duke e cilesuar jo te ndershme lojen e cmimeve ne tregun e shqiptar te karburanteve, Bode tha se, eshte arritur nje marreveshje me grosistet. Keta te fundit do te percaktojne cmimin qe ofrohet ne pikat fundore te tregut te karburanteve, pikat e pakices. Ne rast se, pakica ofron cmim me te larte se, sa marreveshja me grosistet, ndaj tyre do te merren masa.
Oligopoli
Sipas vrojtimeve qe kane bere ekspertet e ministrise se Financave dhe Autoriteti i konkurrences, grosistet kane bere marreveshje per cmimet, te cilat nuk kane logjike me tregun nderkombetar
Oligopoli
Sipas vrojtimeve qe kane bere ekspertet e ministrise se Financave dhe Autoriteti i konkurrences, grosistet kane bere marreveshje per cmimet, te cilat nuk kane logjike me tregun nderkombetar