E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori Taci: Rrogat e punonjesve do te rriten 30%

Drejtuesit e Konsorciumit amerikan "Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group", qe fitoi piket me te larta te vleresimit prej 93,14 pike per blerjen e 85% te aksioneve shteterore te ARMO-s, jane shprehur se, jo vetem qe te gjithe punonjesit do te rikthehen pune, por brenda muajit te pare, pagat e naftetareve do te rriten 30 per qind. Drejtori i Pergjithshem i emeruar nga ky konsorcium, per te drejtuar pas privatizimit kompanine ARMO, biznesmeni Rezart Taci, u shpreh se "nuk do te kete asnje largim nga puna per punonjesit e kompanise ARMO, dhe per shkak te shkalles se investimeve qe do te behen, do te kete punesime te reja ne staf dhe punonjes". Ai ka siguruar tashme se, te gjithe te pushuarit nga puna do te rimerren, serish per shkak te eksperiences qe ato mbartin ne sektorin e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes. Privatizimi i dhe ristrukturimi i sektorit te naftes nxori para pak javesh 1700 persona te papune, kryesisht ne ARMO dhe ne Albpetrol.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›