E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozi "i cmendur", Bashkim Fino

Nese nuk jep pershtypjen e nje tifozi te cmendur, duhet te besoni se Bashkim Fino eshte vertet nje njeri i pasionuar pas futbollit, madje edhe atehere kur sezoni sportiv eshte mbyllur. Sepse ndryshe do te ishte e pamundur te kuptonim bisedat e gjata te deputetit socialist me njerez te sportit. Sulejman Starova... Ja edhe Neptun Bajko. Duket se Fino e ka marre gjithcka seriozisht dhe po interesohet rreth futbollit. Nuk dime nese interesat e tij jane me shume te lidhura me skuadrat shqiptare apo me kampionate te tjera, megjithate kur ndodhet mes sportistesh, Bashkim Fino di te sillet si i tille.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›