Nafta në Gjirin e Meksikës i afrohet bregdetit të SHBA-ve
UASHINGTON-Ekipet e emergjencës në Gjirin e Meksikës po përpiqen të dislokojnë pengesa gjigande përgjatë bregdetit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa një njollë gjigande nafte nga një pus thell në oqean po i afrohet tokës.
Administrata Obama deklaroi se përhapja e njollës së naftës ka një rëndësi kombëtare, një klasifikim ky që e bën më të lehtë për qeverinë federale të ndihmojë në pastrimin e zonës. Presidenti Obama u dha urdhër dje agjencive federale që të marrin masa agresive në përgjigje të gjendjes në Gjirin e Meksikës. Presidenti u kërkoi zyrtarëve të lartë që të shkojnë në rajon, dhe të përdoren të gjitha mjetet e disponueshme të qeverisë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së njollës së naftës dhe në përpjekjet e pastrimit.
Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa përhapja e njollës së naftës kërcënon zogjtë, peshqit, shpezët dhe kafshët e egra.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike thotë se bregdeti me rërë i deltës së Luizianës shtrihet drejtpërdrejtë në rrugën që ka marrë njolla gjigande e naftës ndërsa ajo përhapet drejt perëndimit.
Meteorologët thonë se errërat kanë vazhduar për disa ditë me radhë, duke bërë që njolla e naftës të përhapet nga platforma e dëmtuar e shpimit të naftës e firmës zvicerane, Horizon Deepwater. Platforma shpërtheu dhe u zhyt në oqean të premten e kaluar, duke shkaktuar plagosjen e disa punëtorëve dhe zhdukjen e 11 të tjerëve, të cilët mendohet se kanë vdekur.
Ekspertët thonë se nga pusi rrjedh gati 800,000 litra naftë në ditë, duke e përhapur edhe më shumë njollën tashmë shumë të madhe të naftës.
Kompania British Petroleum thotë se po ndërmer masa të tjera për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të njollës së naftës, si për shembull kalimin e rrjedhjes në një cisternë si dhe përdorimin e kimikateve në ujë për të shpërndarë njollën në pjesë më të vogla. Zyrtarët thonë se janë përpjekur t’i vënë zjarrin njollës së naftës në vendin ku ajo gurgullon në mënyrë që të frenohet përhapja. Ata do ta përsërisin këtë përpjekje në se lejojnë kushtet atmosferike.
(d.b/BalkanWeb)