Kriza, Athina:Shume afer marreveshja per zhbllokimin e ndihmave
ATHINE- Marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me paketën e ndihmës financiare për Greqinë është “shumë afër” dhe do të prezantohet “nga dita e sotme deri të dielën” kanë bërë të ditur burime nga qeveria greke, të cituara nga AFP.
Eurokomisioneri Olli Rehn deklaroi dje se marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me paketën e ndihmës financiare për Greqinë do të jetë gati brenda pak ditësh “Ndihma për Greqinë është e nevojshme për të mbikëqyrur stabilitetin financiar në Europë dhe në plan global, theksoi Rehn, por nuk dha detaje të paketës. Ai theksoi gjithashtu se paketa është e rëndësishme për rimëkëmbjen e stabilitetit ekonomik në të gjithë Bashkimin Europian.
Ndërsa ministri i Ekonomisë greke në vitin 1994-2001, arkitekt i hyrjes së Greqisë në eurozonë, Papantoniu ka paralajmëruar për pasoja serioze nëse nuk merren veprime të shpejta për të shpëtuar ekonominë greke.
Në një intervistë për BBC, Papantoniu i kërkoi Europës të veprojë me hapa shumë të shpejtë për të shpëtuar ekonominë.
(s.g/BalkanWeb)