E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta në detin Adriatik i jepet bosit të armëve në Izrael

Share

Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon sot se pas marrëveshjes me kompaninë izraelite Emanuelle Adriatic, për dhënien me koncesion të 3 blloqeve të kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës dhe gazit natyror në detin Adriatik është një figurë kyç e spiunazhit ndërkombëtar dhe tregtar i njohur armësh, Jakov Nimrodi

Marrëveshja është lidhur mes qeverisë dhe kompanisë “Emanuelle Adriatic Energy Ltd”, që zotërohet me paketë kontrolluese, në masën 51 për qind të aksioneve, nga kompania energjetike izraelite, Israel Land Development Energy. Për më tepër kjo kompani nuk është regjistruar në Qipro dhe në Shqipëri.

Marrëveshja u miratua nga Këshilli i Ministrave më 6 qershor të ketij viti dhe hyri në fuqi më 14 qershor, ditën e botimit të saj në Fletoren Zyrtare të VKM nr. 383.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›