Asnje rrugedalje nga realiteti i dhimbshem i Greqise
Me Greqinë në prag të zgjedhjeve vendimtare institucionet e bamirësive në një qytet të vogël në afërsi të Athinës luftojnë për të mbajtur ritmin me rritjen e kërkesës që kur numri i të papunëve është shtuar dhe shërbimet sociale janë ndërprerë. Banorët e qytetit të vogël grek jashtë Athinës presin të mbledhin nga parcela ushqimin e tyre. Është bërë një ritual javor. Masat e ashpra të kursimeve të qeverisë kanë bërë që shumë shërbime sociale të nevojshme të shkurtohen në mënyrë drastike. Kështu shumë njerëz mundohen tu drejtohen dhuratave të bamirësisë.
Aspropyrgos dikur ishte një qytet i lulëzuar industrial, por tani papunësia këtu është edhe më e lartë se mesatarja kombëtare, tashmë 22 për qind.
Me Greqinë, e cila shkon përsëri në votime për herë të dytë në gjashtë javë, ka pak shpresë se gjendja do të përmirësohet shpejt.
Norma e varfërisë në Greqi tashmë ka arritur në 20%. Me papunësisnë në nivele rekord në dhjetvjecarin e fundit vendi vijon të vuaj në vitin e pestë të tij koston njerëzore të krizës e cila po vijon dhe po bëhet gjithnjë edhe më e rëndë.