Maria 17 vjeçe u qëllua pas shpine
Maria Cuku, 17 vjeç, u qëllua pa paralajmërim nga mbrapa prej hasmëve, edhe pse vëllai i saj ishte duke vuajtur dënimin me burg për vrasjen që kishte bërë përpara dy vitesh, raporton Shqip.
Policia ka arritur të zbardhë motivet e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim tre persona. Ata janë meshkuj të familjes Prroi, që kanë marrë gjak për vëllain.
Shënjestra e vrasësve ka qenë shtetasi Kolë Cuku, 70 vjeç, ndërsa vajza 17 vjeçe është goditur aksidentalisht. Të dy viktimat kanë qenë pranë njëri- tjetrit në arën e mbjellë me mister dhe plumbat kanë prekur edhe vajzën, edhe gjyshin. Në raportin e mjekësisë ligjore thuhet se Kolë Cuku ka marrë tre plumba në pjesën e gjoksit, kurse vajza është goditur nga një plumb vdekjeprurës, që i ka përshkruar fillimisht veshkën, por duke qenë se vajza ka qenë e përkulur duke punuar në arë, plumbi i hyrë në pjesën e pasme, ka përshkruar trupin dhe ka dalë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se viktimat janë qëlluar nga një distancë relativisht e afërt.