E Diel, 1 Nëntor 2026

OST Stakimet e energjise do te prekin kryesisht periferine dhe jugun

01/11/2010Punimet ne rrjet kufizimet deri ne daten 4 nentor

Kufizimet e energjise elektrike per shkak te punimeve ne linjen Elbasan -Kashar do te prekin kryesisht zonat periferike dhe Jugun e Shqiperise. Sipas drejtorit te Operatorit te Sistemit te Transmetimit Sokol Ramadani nderprerjet e energjise do te vijne si rezultat i punimeve per shtrirjen e percjellesit te linjes 400kv Elbasan -Kashar. Eshte e nevojshme qe te behen te tilla stakime pasi linjat e reja kalojne mbi ato ekzistuese. Per punime te planifikuara ne linjen e re 400 kV del e nevojshme per daljen nga puna te dy linjave 110 kV tre 220 kV dhe tre linja 35 kV te cilat interseptohen ne linjen e re 400 kV kampaten 100 dhe 105 . Dalja nga puna e ketyre linjave eshte e domosdoshme qe te behen per efekt te sigurimit ne pune per ngritjen e percjellesve te linjave te mesiperme. Dalja nga puna e linjave shoqerohet me kufizime te furnizimit me energji elektrike qe vleresohet e rendit rreth 200 MW - theksoi Ramadani. Sipas tij OST-ja po punon qe me ne fund te beje lidhjen finale mes linjes 400 kv Elbasan-Tirane me ate 400 kv Tirane-Podgorice. Ne Elbasan jane pese linja qe jane te orientuara per transmetimin Tirane-Elbasan dhe Tirane-Fier. Mungese te energjise do kete edhe ne qytetin e Durresit kurse ne kryeqytet nderprerjet do te kufizohen ne zonat periferike tha drejtori i Operatorit te Sistemit te Transmetimit. Nderprerjen e energjise elektrike ne vend per shkak te punimeve te OST-se e njoftoi kompania CEZ Shperndarje. Kompania nga ana e saj ka garantuar se do te angazhohet ne menyre qe furnizimi me energji te mos mungoje tek institucionet me rendesi jetike si spitalet shkollat ujesjellesit. Ne daten 4 nentor pritet qe te mbyllen edhe punimet ne rrjetin e transmetimit nga ana e OST-se.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›