Naftësjellësi AMBO, rëndësi ekonomike për Shqipërinë nëpërmjet tarifave të tranzitimit
Projekti i naftësjellësit Burgas-Vlorë, një projekt madhor energjetik për Shqipërinë dhe vendet e rajonit që ai përshkon, ka hyrë në listën e listën e projekteve që do të financohen nga BE-ja dhe organizata e vendeve të Detit të Zi. Kjo është konfirmuar në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Detit të Zi që u mbajt në Kiev të Ukrainës, ku ishte i pranushëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha. Fondi vjetor prej 1 milionë eurosh, do të vihet në funksion të kornizës së bashkëpunimit mes BE-së dhe vendeve të Detit të Zi për të financuar projekte në transportin rrugor, detar, energji, në fushën e tregtisë etj. Rëndësia e naftësjellësit AMBO në Shqipëri, si vend tranzit do të sigurojë të ardhura nga tarifat e tranzitimit. Gjithashtu do të krijohen garanci për investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri në sektorin e naftës. Krijon mundësinë e eksportit të naftës bruto nëpërmjet detit në vendet e tjera. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar centrale të reja elektrike me mazut, që kushton më lire. Ndërkaq, detyrat që duhet të plotësojë qeveria shqiptare, janë se duhet që të aprovojë gjurmën e naftësjellësit AMBO në territorin shqiptar, sheshet e depozitave dhe bovave detare për ngarkim shkarkimin e anijeve në Vlorë. Duhet të miratohet “Marrëveshja Trepalëshe” për projektin AMBO, që do të lidhet ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ndonëse, vendi ynë duhet të mbështesë projektin e naftësjellësit në takimet dhe institucionet ndërkombëtare. Naftësjellësi AMBO do të kalojë nga Bullgaria, në Maqedoni dhe më pas do të përfundojë në Shqipëri, duke u bërë pjesë e infrastrukturës së Korridorit të Tetë Europian, lindje-perëndim, ku janë të përfshira autostrada, hekurudha, naftësjellës dhe telekomunikacionet.
Basha përshëndet përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve të financueshme nga fondi i naftësjellësit Burgas-Vlorë/Gjatë takimit të në Kiev të Ukraninës, Ministrat e Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, miratuan deklaratën e përbshkët me BE për identifikimin e fushave të përbashkëta në zhvillimin e zonës së bashkëpunimit të Detit të Zi. Ministri Basha ka përshëndetur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe përfshirjen e vendiot tonë në këtë nismë si një mundësi e madhe financimi nëpërmjet fondeve që do të përdoren nga naftësjellësit Burgas-Vlorë si një projekt madhor energjetik për rajonin dhe vendet të cilat ai përshkon. Takimi i Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe BE, arriti në nënshkrimin e një marrëveshjeje, nëpërmjet një deklarate të përbashkët në qëndër të së cilës është institucionalizimi i marrëdhënieve mes kësaj organizate dhe BE-së. Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BSEC miratoi Deklaratën e Përbashkët dhe të dy organizatat kanë identifikuar fushat e përbashkëta të interesit dhe janë angazhuar për një përqasje të përbashkët për zgjidhjen e sfidave dhe shfrytëzimin me efektivitet të mundësive të zhvillimit në zonën e bashkëpunimit të Detit te Zi. Ndërkaq, një fond vjetor prej 1 miliard Eurosh do të vihet në dispozicion të kornizës se bashkpunimit dhe kordinimit te politikave te perbashketa mes BE dhe BSEC për të financuar projekte të shumëllojëshme në transportin rrugor dhe detar, energji, komunikacione, në fushën e tregëtise, kulturës etj, për një periudhë kohore 2008-2012. Në këtë kuadër, vendi ynë ka përshëndetur identifikimin dhe përfshirjen në listën e projekteve të financueshme nga ky fond të naftësjellësit Burgas-Vlorë si një projekt madhor energjetik për rajonin dhe vendet të cilat ai përshkon. Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha gjatë punimeve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe BE, zhvilloi disa takime të rëndësishme. Ministri Basha u takua me homologun e tij turk, Babaxhan. Vend të rëndësishëm në këtë takim ka zënë diskutimi mbi rolin e Konferencës Islamike në raport me shpalljen e pritshme të pavarësisë së Kosovës. Turqia një nga vendet që është anagazhuar fuqimisht për njohjen e Kosovës, pritet të jetë ndër vendet e para që do të njohë pavarësinë e saj. Gjithashtu ministry Basha është ftuar për një vizitë zyrtare në Ankara, para vizitës që kryemninistri turk Erdogan do të zhvillojë në Shqipëri në fund të muajit mars. Shefi i dilpomacisë shqiptare Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me zv/ministrin e Jashtëm rus përgjegjës për cështje politike. Në këtë takim është diskutuar për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-ruse, pas pavarësisë së Kosovës. Nga ana e tij, ministri Basha, duke e cilësuar një cështje të mbyllur pavarësinë e Kosovës, shprehu anagazhimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira dypalëshe dhe për të zgjeruar bëshkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme.