E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimineli zgjedhor Ilirian Celibashi shfaqet me Kodin e vet Zgjedhor

Për të justifikuar financimet e mëdha të donatorëve për do OJF pa peshë dhe vokacion në spektrin e shoqërisë civile shqiptare, Ilirjan Celibashi promovoi dje një tryezë në të cilën lançoi disa teza që nuk guxoi t’i quajë as rekomandime. Pikërisht në momentin kur dy partitë e mëdha kanë ndërmarrë përgjegjësitë e hartimit të një drafti të reformës zgjedhore, të reformës sipas standardeve më të përparuara dhe realiteteve politike, Celibashi kërren me shpejtësi do propozime që nuk e kalojnë asnjë faqe format A4, të cilat ua lexon kaqolëve që ka tubuar dhe mediave që ka parapaguar për t’i bërë jehonë. A thua se nuk ka qenë kurrë në krye të KQZ-së dhe si të mos ketë qenë asnjëherë përgjegjës për shkatërrimin e proçeseve zgjedhore dhe shkeljen flagrante të kod-ligjeve që e ngarkonin me përgjegjësi deri penale për zbatimin e tyre. Celibashi foli nga maja e “Olimpit”, të asgjësë ku nuk u mor vesh asgje, nëse jepte rekomandime si të ishte ndërkombëtarë, alien, legjislator apo anëtari dhe kryetari i vetëm i OJF-së që ka shpallur dhe që kryeson. Në fund të kërrenjës prej 20 reshtash, Celibashi i vetëfrustruar nga paaftësia dhe zënia gafil, nuk pati më tepër fuqi përveçse në vend të rekomandimeve të “juristit të shquaa”, të jepte do rekomandime në formë gjoja konfuzionesh, sipas të cilave as proporcionali i pastër dhe as mazhoritari i pastër nuk i bëjnë mirë stomakut të klasës sonë politike. Më pas për të dëshmuar se e ka marrë vesh se kodi zgjedhor actual ende i pashfuqizuar, është pjesë integrale e Kushtetutës, Celibashi na rekomabdon që në pamundësi për ta nxjerrë që aty, të paktën, sipas tij të angazhojmë në qouruum prej 3/5 për ta shfuqizuar në rast hedhje poshtë, apo 84 votash për ta miratuar kodin e ri. A thua se shqiptarët nuk e dinë këtë gjë dhe a thua se Celibashi nuk ka qenë protagonist i idesë marroqe për ta inkorporuar kodin zgjedhor në Kushtetutën e vitit 1998. Pikërisht për t’i paraprirë cdo tentatiove për krijimin e ngerceve ligjore në prag të përfundimit me shpjetësi të reformës zgjedhore, çka domosdoshërisht kërkon 84 votat, dy partitë e mëdha kanë sipërmarrë vendimin dhe npërgjegjësinë për të zgjidhur përfundimisht ngërçin dhe për të miratuar një kod zgjedhor gjithëpërfaqësues për nga interesat politike dhe gjithëpërfshirës për nga niveli i mbështetjes. Kësisoj, si kofini pas të vjelit Celibashi më kot lodhet ta mballosë kodin zgjedhor dhe reformën zgjedhore me do marrina që nuk kanë guximin t’i shpallin as juristët e qenve të shkollës së Tufinës, të blinduar me diplomë Sauku të kohës së Kadri Hazbiut. Me marrinë e fundit, Celibashi dëshmoi se nuk është gjë tjetër vecse koleg i tyre që gjithsesi ka fatin të gjejnë do donatorë që nuk dinë se ku ti derdhin paratë, përvse tek OJF fantazma gjoja të kryesuara nga funksionarë dhe akademikë të lartë, pa kurrfarë titujsh shkencorë dhe përvojë në hartimin e drafteve serioze konform standarteve të përparuara ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›