E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti, 1.5 milionë euro për titujt e pronësisë në Jug

Projekti i asistencës teknike prej 1,5 mln eurosh, i cili do të aplikohet për një zonë nevralgjike turistike të Shqipërisë, ka për qëllim të kompletojë regjistrimin e parë të pronës dhe të përditësojë regjistrimin ekzistues për 60 000 prona në zonat bregdetare të vendit nga Palasa, Gjoleka në veri deri në Xarrë, në mënyrë transparente, duke shmangur korrupsionin. Kjo do t’i sigurojë pronarëve tituj të qartë pronësie dhe do të rrisë potencialet në atë zonë. Projekti në fjalë parashikon gjithashtu shenja të reja rrugore të instaluara në Sarandë, Selenicë dhe Armen. Sinjalistika rrugore do të instalohet në bazë të projektit sa më shpejt edhe në gjashtë zona të tjera, Golem, Qendër Vlorë, Orikum, Lukovë, Delvinë dhe Dhiver, me një kosto prej 103 000 euro. Ky regjistër, në një farë mënyre, është dhe regjistri themelor i sistemit që bazohet në pronën private apo pronën shumëformëshe dhe ekonominë e tregut. Pronat e paluajtshme të përzgjedhura, apo territori i përzgjedhur nga ky projekt, i financuar nga BE dhe vendet mike dhe i zbatuar nga Prezenca e OSBE-së, janë njëkohësisht në një nga zonat më problematike, por edhe më të rëndësishme të vendit. BE dhe OSBE mbështesin financiarisht dhe teknikisht projektin, por dhënia e titujve të pronësisë është ekskluzivitet i shtetit shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›