E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesi e vjeter - Klani i Gadafit arratiset ne Algjeri

Qendrimi i Algjerise ishte nje akt agresioni deklaroi zedhenesi i rebeleve Mahmud Shammam duke shtuar Ne paralajmerojme te gjithe ata qe strehojne Gadafin dhe djemte e tij. Ne do ti kerkojme do ti gjejme dhe do ti arrestojme. Keshilli KombetarTranzitor i ka bere thirrje Algjerise qe te dorezoje Gaddafin.

Marredhenie te renduara mes dy vendeve

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aisha Kadhafi vajza e ish liderit libian. Rrethanat e ikjes se tyre jane ende te paqarta. E sigurte eshte se ajo rendon edhe me tej marredheniet midis Algjerise dhe Keshillit libian te Tranzicionit. Nje zedhenes i keshillit drejtoi te dielen 28.8. fjale te ashpra ne drejtim te Algjerise. Do te vije nje dite tha ai kur vendet do te duhet te justifikohen para libianeve revolucionare per qendrimin e tyre. Nje goditje kunder Algjerise e cila nuk e ka njohur deri tani keshillin tranzitor si nje prej shume pak vendeve ne boten arabe. Thumba te tille e bejne te zieje Aissa Kassan. Ai eshte anetar i byrose politike te partise algjeriane ne pushtet FLN. Ne stacionin francez RFI ai tha

Ne jemi te zemeruar nga komentet e disa anetareve te Keshillit Tranzitor. Ata duan sic duket per arsye qe vetem ata i dine te bejne pergjegjese Algjerine per problemet brenda Libise. Ne jemi per sovranitetin e shteteve per lirine e popujve dhe per parimin e mosnderhyrjes ne punet e tyre te brendshme.

Bildunterschrift Bashkeshortja e Gaddafit Safia. Kjo eshte pikerisht politika algjeriane ndaj Libise ne muajt e fundit mosperzierja dhe neutraliteti pa marre anen e askujt. Te pakten zyrtarisht. Disa rebele libiane akuzojne Algjerine per mbeshtetjen e fshehte te Gadafit. Me arme dhe mercenare. Qeveria algjeriane e mohon me force kete.

Te detyruar te bashkepunojne

Fakti eshte se Libine e Muamar Al Gadafit dhe Algjerine e Abdel Aziz Bouteflikes i lidh nje histori e gjate. Libia e ka mbeshtetur Algjerine ne luften e saj per pavaresi te dy vendet kane ndjekur prej kohesh nje kurs revolucionar anti-perendimor anti-kolonial. Dhe dy vendet jane qeverisur nga udheheqesit e tyre ne menyre gjithnje e me autoritare dhe qe nga pranvera arabe presioni i popullit ndaj tyre eshte rritur.

b Por ka me pak te ngjare te jete solidariteti nga kohet e vjetra te percaktoje tani raportin mes vendeve. Libia dhe Algjeria jane te destinuara qe te mos i prishin punet me njeri-tjetrin sepse ato i lidh nje kufi i gjate prej 1000 kilometrash qe eshte veshtire te kontrollohet. Kete e di edhe Bensasi Othman nje anetar i Keshillit te tranzicionit ne Libi

Algjeria eshte nje vend me te cilin ne kemi nje histori te gjate te perbashket. Per fat te keq marredheniet ne kete moment nuk jane te mira. Ne jemi ne nje situate te veshtire ky nuk eshte momenti per tu grindur. Ne kemi nevoje per ndihmen e miqve tane algjeriane.

Dhe rebelet mund te marrin ndoshta ndihmen se shpejti Te henen shefi i diplomacise algjeriane Mourad Medelci u takua per here te pare me nje lider te rebeleve per bisedime. Fundja edhe Algjeria e di perse behet fjale dhe se regjimi i Gadafit se shpejti do te jete perfundimisht histori. Dhe asgjeje Algjeria nuk i druhet me shume se sa kaosit ne vendin fqinj. Qeveria ka frike se terroristet dhe armet nga Libia mund te hyjne ne Algjeri dhe qe edhe Algjeria te perfshihet nga vorbulla e konfliktit te Libise.

Nje frike qe nuk mund te jete e pabaze. Organizata terroriste Al Kaida ne Magrebin islam kreu te premten nje sulm vetevrases ne nje akademi ushtarake algjeriane duke e arsyetuar me faktin qe Algjeria mbeshtet fshehurazi Gaddafin. Akademia Ushtarake eshte simbol per regjimin algjerian. Nga sulmi u vrane 18 vete. Algjeria ka marre tashme masat dhe e ka mbyllur thuajse krejtesisht kufirin me Libine.

Autor Marc Dugge / A. Verbica

Redaktoi E. Xhani160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›