E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naftetaret: Milani u pagua me rrogat tona

Ardhja ne Tirane e superekipit italian te Milanit ka shkaktuar reagime te ashpra nga ana e ish-punonjesve te naftetares, te cilet kane mbetur pa pune pas privatizimit te kompanise “Armo” nga “Taçi Oil”.

Pronaret e rinj te “Armos” kane mundesuar ardhjen per here te dyte te ekipit milanez, nderkohe qe kane tre muaj qe nuk paguan asistencen per punonjesit qe u preken nga reforma. Rreth 50 ish-punonjes te Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes (KPTHN) te Ballshit kane protestuar dje perpara godines se Prefektures se Fierit.

Ata kane disa muaj qe protestojne, pasi nuk kane marre pagat e premtuara pas privatizimit te kompanise “ARMO”. Per te shmangur ndonje incident te mundshem, Drejtoria e Policise se Fierit kishte derguar dje nje patrulle policesh per te qene ne gatishmeri per ndonje rast te padeshirueshem. Per afro dy ore ish-naftetaret kane pritur qe te kryenin nje takim me prefektin Shahin Bejdaj, i cili sipas vartesve te tij nuk ndodhej ne zyre.

Duke hasur ne mungesen e korrekteses nga ana e prefektit, ata kane shkuar te gjithe para portes kryesore te godines prefektures duke hedhur parulla te tilla si: “Duam parate tona” etj.

Havaja, Vladimiri, Nuriu e shume ish-punonjes te tjere thoshin te revoltuar se nuk e kuptonin se si ka mundesi qe pronari i ri i KPTHN-se ka leke e paguan spektaklin futbollistik te ekipit te Milanit ne Shqiperi, nderkohe qe ish-punonjesit e ketij kombinati nuk po marrin parate qe u jane premtuar. “Nuk kemi para te ushqejme femijet tane, ndersa media qendron indiferente e nuk pasqyron realitetin, pasi paguhet me reklamat e Rezart Taçit, pronarit te ARMO-s?”, tha nje nga protestuesit.

“Shteti e privatizoi ARMO-n per 120 milione euro, aq sa kushtojne kembet e lojtarit milanez Kaka, ndersa femijet tane nuk kane buke te hane”, tha nje tjeter protestues.

Protesta e djeshme zgjati rreth dy ore dhe ish-naftetaret thane se do te hyjne ne greve urie ne rast se problemi i tyre nuk zgjidhet.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›